Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec Operacioni ka në qendër sekuestrimin e drogës, armëve e kapje të personave në kërkim.
Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.
RENEA ka rrethuar gjithashtu edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.
Pas përfundimit të operacionit raportohet se Policia ka 14 persona të shoqëruar dhe sekuestron mbi 100 mijë euro