Rëndohet bilanci i shpërthimit të një autocisterne në Bolonja të Italisë. Një person ka humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit.
Ura e autostradës që lidh A1-A14 në Casalecchio është shembur pjesërisht si pasojë e shpërthimit.
Autoçisterna shpërthen në autostradën e Bolonjës, 20 të plagosur
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një cisterne në zonën Borgo Panigale, në Bolonjë.
Shpërthimi i autocisternës ndodhi pranë aeroportit të Bolonja të Italisë rreth orës 14:00.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tymi dhe shtengullat e zjarrit ishin të mëdhaja dhe dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas.
Si pasojë e shpërthimit edhe dhjetëra makina janë përfshirë nga flakët.
Si pasojë e shpërthimit, ura e autostradën A1-A14 në Casalecchio është shembur pjesërisht.
Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një aksident trafiku.
Pamjet e shpërthimit janë shpërndarë menjëherë në Twitter nga qytetarë që u gjendën aty ndërsa policia e Bolonjas konfirmoi se pas një incidenti që ka ndodhur në autostradë është verifikuar një shpërthim i fuqishëm në rrugën Marco Emilio Lepido.
Si shkak i shpërthimit, autostrata e Casalecchio është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësish. Përveç forcave zjarrfikëse, në zonë ka shkuar edhe një helikopter për të shuar flakët.