Janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë.
Kanë humbur jetën punonjësi i FNSH, Sokrat Lelaj, bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj dhe vjehrra e tij, Bylyre Salaj, ndërsa janë plagosur shtetasit Gerti Skëndaj, bashkëshortja e tij, Gladiola Meraj, dhe vajza e tyre e mitur.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.
Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.
Viktimat:
Sokrat Lelaj
Bylyre Salaj – vjehrra e Sokrat Lelajt
Fatbardha Lelaj-bashkëshortja e Sokrat Lelajt
Te plagosur:
Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj
Vajza 6 vjeçe