Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur në fshatin Fang, në afërsi të Rubikut. Dy makina të tipit “Benz” me targa AA182TY dhe “Volswagen” me targa AA943NP u përplasën në Rrugën e Kombit. Si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dy të tjerë, të cilët janë në gjendje të rëndë.
Mësohet se kanë humbur jetën janë dy drejtuesit e mjeteve J.S, 63 vjeç dhe M.K, 52 vjeç, ndërsa personi i tretë nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, ndërsa policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.