osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rëndohen pozitat e Manjanit dhe Vasilit: Ja shkeljet skandaloze me tenderat që zbuloi auditi!

Rëndohen pozitat e Manjanit dhe Vasilit: Ja shkeljet skandaloze me tenderat që zbuloi auditi!

Rëndohen pozitat e dy ish-ministrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili sa i takon skandalit të shpërthyer pak ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë. Prokuroria ka vendosur nën hetim 12 ish-zyrtarë të kësaj ministrie për abuzime me tenderat, por nuk rezultojnë shumë të pastër as dy ish-ministrat e LSI.

Gazeta ka nxjerrë të tjera detaje nga auditi i Ministrisë së Financave në Ministrinë e Drejtësisë, ku zbulohen shkeljet e Manjanit dhe Vasilit gjatë kohës që ata ishin në krye të ministrisë. Më konkretisht, për Ylli Manjanin auditi ka gjetur probleme në tenderin “Rikonceptimi, përmirësim dhe mirëmbajtje e sistemit të menaxhimit elektronik të përmbarimit ALBIS”. Urdhri për këtë tender është lëshuar në vitin 2016, kohë kur Ministria e Drejtësisë ishte nën drejtimin e Manjanit sepse ai ka mbajtur postin e ministrit nga 2015 deri në janar të 2017.

Ndërsa për Petrit Vasilin me probleme ka rezultuar tenderi “Sistemi i monitorimit me kamera për burgun Lezhë e Fushë Krujë”. Sipas auditit të Ministrisë së Financave, urdhrat për këto dy tendera janë në kundërshtim me ligjin. “Urdhri i Ministrit të Drejtësisë nr.7260/6 datë 05.12.2016 “Për zhvillimin e procedurës së prokurimit me mjete elektronike me objekt “Rikonceptim, përmirësim dhe mirëmbajtje e sistemit të menaxhimit elektronik të çështjeve të përmbarimit ALBIS”, është në kundërshtim me VKM nr. 443, datë 16.06.2011 “Për krijimin, regjistrimin, mënyrën e funksionimit, të administrimit e të ndërveprimit dhe për sigurinë e sistemit të menaxhimit elektronik të çështjeve të përmbarimit gjyqësor (ALBIS) dhe Ligjin nr.10325 datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave shtetërore”.

Nxjerrja e urdhrit për kryerjen e procedurës së prokurimit me objekt “Sistemi i monitorimit me kamera për burgun Lezhë e Fushë Krujë”, nga Ministria e Drejtësisë, me arsyen “mungesë kapacitetesh” në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar”, thuhet në raportin e auditit të Ministrisë së Financave të siguruar nga gazeta. Në lidhje me këto shkelje pritet që prokuroria të marrë në pyetje javën tjetër Manjanin, Vasilin, por edhe ish-ministrin teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i cili bëri kallëzim në prokurori për shkeljet e konstatuara nga paraardhësit e tij.

Detajet e auditit

Raporti i auditit të Ministrisë së Financave në Ministrinë e Drejtësisë është shumë i gjatë dhe për këtë arsye sot gazeta po nxjerr vetëm disa detaje nga ai. Në raport një fokus i veçantë u janë kushtuar shkeljeve të gjetura me tenderin “Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale.

“Nuk rezulton të jetë ngritur grup pune për hartimin e specifikimeve teknike. Nuk argumentohet dhe nuk dokumentohet përgatitja e tyre, kërkesë ligjore e nenit 12, 22 e LPP –së, i cili parashikon shprehimisht: “Autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij. Autoriteti kontraktor duhet të mbajë procesverbale dhe dokumentacion të plotë për procedurat e kryera në përcaktimin e fituesit të kontratës.

Inicimi nga ana e titullares së AK i dërgimit të specifikimeve teknike për miratim pranë AKSHIT, është në kapërcim të kompetencave, bazuar në nenin 56 te VKM Nr. 914/2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, i cili parashikon: “Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar prej tij është përgjegjës për ngritjen e grupeve të punës, komisioneve të përfshira në procesin e prokurimit dhe nxjerrjen e urdhrit të prokurimit”, thuhet në raport. /Mimoza Ibra