Nga Mentor Kikia
Nje gje e shemtuar po ndodh ne universitete.
Ndersa studentet jane ne proteste, duke kerkuar permiresimin e cilesise se arsimit, pedagoget e tyre mbahen nen presion nga dekanet per te mos iu bashkuar protestes.
Kercenohen me pushime nga puna, e madje urdherohen tu vene mungesa studenteve.
O derdimene, po a keni nje fije morali e sedre profesionale?
Po ata studente po kerkojne permiresimin e arsimit o te mjere.
Ne vend tu beheni krahe studenteve, te punoni per te hedhur themelet e nje arsimi per te ardhmen, beni te kunderten.
Po protesten e ka pranuar dhe vete kryeministri more.
Kalbezimin e sistemit qe ju drejtoni, korrupsionin e tij, e ka pranur edhe vete kryeministri, qe i ka ftuar studentët “për të punuar sëbashku për ta shkatërruar atë”.
Ju pse tregoheni me katolike se Papa?
Pedagogë, vriteni frikën dhe shkoni asistojini studentët që të bëjnë kërkesa reale dhe konkrete, që ti shërbejnë realisht arsimit për sot e mbi të gjitha, për të ardhmen.
Universiteti nuk është thjeshtë një vend pune për ju, por është laboratori ku përgatitet e ardhmja e shoqërisë.
Ndryshe, pas një dekade, do të jeni pa punë. Jo se do ju shkarkojë dekani, por s’do ketë kush të studiojë më aty.