osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rekord turistësh në Durrës! Në hotele, nuk ka më vende për muajt korrik dhe gusht

Rekord turistësh në Durrës! Në hotele, nuk ka më vende për muajt korrik dhe gusht

Prenotimet janë të shumta dhe pothuajse shumë hotele nuk kanë më vende të lira, vecanërisht për muajt korrik dhe gusht.

“Pritshmëritë janë shumë të mira. Presin turistë më shumë se vitin e kaluar. Jehona ka qenë shumë e madhe dhe projektet e fundit për transformimin e qytetit, projekti për zbulimin e arenës së amfiteatrit dhe ai për rivitalizimin e Torrës Veneciane është risi dhe turistët mund ta shohin objektin në VR (realitet virtual).

Kjo përsa i përket turizmit kulturor, pasi në Durrës kemi produkte, tipologji të ndryshme të turizmit”, thotë Floreta Kërtusha nga Drejtoria e Turizmit, Bashkia Durrës.

Për hotelet gjithëvjetore sezoni ka nisur i mbarë. Stafet janë të plota për të ofruar shërbim cilësor për turistë që kanë zgjedhur Durrësin si destinacion të pushimeve. Shumë hotele janë prenotuar në mbi 90 % të kapacitetit të tyre, duke kaluar pritshmëritë ende pa nisur fluksi i sezonit.

“Në hotelin tonë dhomat janë të plota. Janë të mbushura me klientë”, thotë një operatore.

“Kemi rezervime të larta nga vendet nordike pasi moti ynë është shumë i favorshëm. Ne jemi të hapur gjithë vitin ndaj edhe me stafin jemi të kompletuar”, shprehet një tjetër.

Turistët e huaj i ndesh ngado në qytet dhe në plazhe.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe mendoj se është shumë bukur. Natyrë unike. Vizituam edhe Shkodrën dhe ishte absolutisht shumë bukur dhe shpresoj të kthehem shpejt”, thotë një turiste.=

“Jam Jana Genova nga Sofia, Bullgaria. Jemi këtu për punë nga i gjithë Ballkani. Kam qenë këtu dhe në 1999-n. Uau, ka ndryshuar shumë. Ndryshimet i sheh ngado. Një vend ku ke qejf të vish, jo vetëm për natyrën dhe detin, po gjithashtu për njerëzit, mikëpritjen dhe vullnetin për të ndryshuar e zhvilluar vendin”, shprehet një turiste nga Bullgaria.

Ata vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, madje dhe nga Amerika, Kanadaja dhe Australia e largët, por më të shumtë janë nga vendet skandinave, Spanja dhe Italia, si dhe polakët të cilët preferojnë paketat gjithëpërfshirëse.

“Aktualisht në hotel kemi pushues nga Amerika, Suedia, Norvegjia dhe Gjermania, pa harruar mysafirët nga vendet tona fqinje, si Kosova dhe Maqedonia.”

Me një kapacitet akomodues prej mbi 10 mijë shtretër, Durrësi numëron 185 hotele, resorte turistike, bujtina dhe disa subjekte agroturizmi.