Federata Shqiptare e futbollit ka publikuar listën e futbollistëve kuqezinj, të cilët do të jenë “nën armë” për dy ndeshjet vendimtare eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, kundër Hungarisë dhe Polonisë. E para do të zhvillohet në “Puskas Arena”, më 9 tetor, ndërsa për polakët skuadra e Edy Rejas do të përballet në “Air Albania”, më 12 tetor.
Tekniku italian ka përzgjedhur lojtarët që po kalojnë formën më të mirë, por fatkeqësisht ka edhe ndonjë mungesë për arsye fizike, siç janë ato të Amir Abrashit dhe Qazim Laçit. Rikthehen në përfaqësuese Leanjani, Dermaku dhe Balliu, që munguan në sfidat e shtatorit.
Nëse Shqipëria arrin t’i fitoja të dyja sfidat e radhës, praktikisht do të renditej e dyta në grup, pas Anglisë, duke supozuar se do të arrijë të fitojë ndeshjen me Andorrën. Sipas këtij skenari kuqezinjtë do t’i luanin shanset e kualifikimit në fazën play off./supersport