osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reja nuk heq dorë nga Shqipëria, trajneri italian kapet me Andi Lilën për skemën: Flet budallallëqe, ju kërkoj ndjesë të gjithëve

Reja nuk heq dorë nga Shqipëria, trajneri italian kapet me Andi Lilën për skemën: Flet budallallëqe, ju kërkoj ndjesë të gjithëve

Edy Reja ka folur pas barazimit 1-1 kundër Islandës. Trajneri i kombëtares shqiptare u shfaq i mërzitur pas golit të pësuar në fundin e takimit. Shqipëria dominoi gjithë sfidën, por futbolli tregoi se përfundon atëherë kur bie fërshëllima e fundit.

Tekniku italian në prononcimin e tij për gazetarët nuk la të kuptonte se mund të largohej nga drejtimi i skuadrës. Barazimi me Islandën dhe vendi i tretë ka tundur themelet e kombëtares shqiptare. Në fund u kap edhe me Andi Lilën i cili e kritikoi për skemën. Në fjalën e tij, trajneri italian tha:

“Sigurisht që trajneri është përgjegjës i parë kur nuk vijnë rezultatet. Kemi bërë shumë gabime individuale. Kemi pësuar gola që nuk mund të pësohen. Kemi pasur probleme në aspektin fizik pasi jemi goditur nga dëmtimet. Mungonin Dermaku dhe Gjimshiti. Ajeti pati probleme, Abrashi po ashtu. Janë lojtarë që kanë pasur probleme në aspektin fizik. S’mund të bësh lojë me intensitet të plotë. Kemi bërë 21 gjuajtje në portë, por kemi bërë vetëm 1 gol. Na kanë rikuperuar 13 topa, shifër e madhe. Në momentin që zëvendësova Gjasulën, nuk kishim më zëvendësime. Kur merr për keq, duket se s’ke çfarë i bën.

4 raste që pësojmë? Sigurisht që kemi pak probleme me karakterin. Në këtë aspekt duhet të bëjmë mea culpa. Ndeshjet i kemi bërë të mira, por s’kemi menaxhuar situatat. Kjo ka qenë pika jonë e dobët. Kam menduar se skuadra është rritur. Kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet miqësore. Por, kemi shfaqur probleme. Shumë lojtarë nuk luajnë me skuadrat e tyre. Na u dëmtua edhe Bare që është qendra e mesfushës. Sa herë kishim grumbullime, kisha dëmtime. Nuk pata asnjë moment që të kisha një skuadër si ajo që kisha krijuar vitin e krijuar. Duke pasur parasysh rezultatet, kemi treguar mendjelehtësi në fushë. Kishim edhe disa të rinj në këtë ndeshje. Mendoj se nuk janë ende të pjekur për të përballuar ndeshje të këtij niveli.

E ardhmja? Sa i përket të ardhmes, s’mund ta them tani. Do të bëjmë analizat e duhura për të parë punën që është bërë. Duke thënë këtë, duhet të takohemi me presidentin. Tani jemi shumë të zhgënjyer të gjithë. I kërkojmë ndjesë për këtë rezultat tifozëve. Sigurisht që një trajner duhet të marrë konsideratat e tij kur nuk vijnë rezultatet. Unë mendoj se i kam dhënë dinjitet Shqipërisë. Edhe lojtarët kanë qenë të kënaqur. Mund të them se ishte një dështim në krahasim me vitin e shkuar. Kjo nuk është një skuadër që duhet të marrë 2 pikë, por vetëm 5 pikë.

Ndryshimi i skemave? Unë mendoj se janë budallallëqe për këto. Unë kisha mungesa ndaj zgjodha atë modul në Izrael. U përpoqa t’i jepja më shumë teknikë mesfushës. Nuk ka rëndësi moduli, por mënyra se si e interpretojnë ata futbollin. Bajrami po luan dhe Asllani s’po luan. Nuk është në kushtet e duhura fizike sepse s’ka luajtur me ekipin e vet”, tha ai.