Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Gazpromit rus.
“Po iu pyes Kryeministër Kurti: “Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?
Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”