1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Refuzimi i kërkesës së Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e të atit, Grenell ndan postimin e Ramës kundër Gjykatës Speciale: Një tribunal i turpshëm

Refuzimi i kërkesës së Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e të atit, Grenell ndan postimin e Ramës kundër Gjykatës Speciale: Një tribunal i turpshëm

Kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, është shprehur edhe Emisari Special i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell.

Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, teksa shkruante se “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama.

Grenell, i cili ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Më 13 Mars, ish presidenti Thaçi vizitoi babain e tij në Prishtinë, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë kohës së qëndrimit të tij kishte masa të shtuara të sigurisë, me forcat e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që kishin siguruar perimetrin rreth klinikës.