Pasditen e sotme një situatë e paprecedentë ka ndodhur në kampin e rëfugjatëve në Diavata të Selanikut. Qindra refugjatë sirianë kanë dalë jashtë zonës ku po mbaheshin në kampe dhe kanë tentuar të largohen për të vazhduar më pas rrugën drejt Europës Perendimore. Pas kësaj situate ka reaguar menjëherë polica greke e cila ka tentuar të mobilizojë refugjatët dhe ti kthejë sërish në kamp.
Ndërhyrja e policisë ka acaruar situatën pasi refugjatët nuk kanë pranuar tu binden urdhrave të tyre, madje kanë qëlluar ndaj policisë me gurë dhe sende të forta. Nga ana tjetër policia greke është përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e refugjatëve që po tentonin të largoheshin drejt rrugës Allied e cila është mbyllur me tela.
Sipas informacionit të para, një refugjat është arrestuar për dhunë ndërsa një nga efektivët e policisë ka pësuar lëndime. Grupe të tjera refugjatësh prej dy ditësh kanë refuzuar që të qëndrojnë në kampin e Diavatas duke preferuar të ngrejnë çadrat e tyre jashtë këtij kampi.
Një reagim për këtë situatë ka bërë edhe ministri grek i migracionit, Nick Ragos, i cili ka theksuar se autoritetet po mundohen ti bindin refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë polica greke ka shtuar numrin e efketivëve për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të refugjatëve dhe shmangjen e incidenteve të tjera.