osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reformimi i Akademisë: Fuga kundërshton projektin e Skënder Gjinushit në këto 33 piketa

Reformimi i Akademisë: Fuga kundërshton projektin e Skënder Gjinushit në këto 33 piketa

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë iu kërkua një reformim emergjent. Vetë Rama deklaroi se ky institucion rrezikonte të mbetej pa buxhet.

Platforma e hartuar nga një grup pune nga ana e Ministrisë së Arsimit, me në krye Skënder Gjinushin është shoqëruar me debate.

Përballaë kësaj platforme qëndron ajo e akademikut Artan Fuga, dr. profesor në UT, anëtar i Senatit të UT, kërkues shkencor i asociuar pranë Qendrës së Kërkimit Shkencor (CNRS), Francë dhe pedagog pranë Shkollës Superiore Biznes – Financë IPAG, Francë.

Prej platformës së tij të detajuar, për të cilën Kryeministri Rama ka kërkuar të integrohet në platformën përfundimtare, po shkëpusim 33 piketa kryesore për “rithemelimin e një Akademie Shkencash të reformuar”.

Sipas Fugës , këto piketa janë në “opozicion tërësor me platformën zyrtare të përgatitur nga grupi i punës i Ministrisë të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe i Akademisë të Shkencave drejtuar nga Skënder Gjinushi”.

Platforma mbështetet edhe në një studim të autorit mbi funksionimin botues, financiar dhe kërkues të Akademisë të Shkencave. Fillesat e këtij propozimi janë paraqitur prej tij në një mbledhje të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë të Shkencave në vitin 2015.

Pjesë të veçanta janë propozuar në mbledhjen e Komisionit Reformues të Akademisë përgjatë vitit 2017.

Sipas tij, “kjo platformë është refuzuar të merret në dorëzim dhe të diskutohet në Asamble nga ana e Sekretarit Shkencor të Akademisë të Shkencave Vasil Tole dhe nën përgjegjësinë e tij, duke përbërë një akt të pastër censure dhe qëndrimi diktatorial”.

Në këto 33 piketa përfshihen kriteret që duhet të përmbushë një akademik, funksionet e tij, deri kur ai mund të jetë “akademik aktiv” e deri kur “honorifik”, projektet, financimet, etj..

33 Piketat e Platformës “Fuga”

1. Nocioni i Akademisë zgjerohet duke u quajtur: Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik.

2. Gjykimi për modelin e ardhshëm të Akademisë të vijë në dikaster nga përfaqësuesit e kërkuesve shkencorë dhe universitarë të vendit, të thirrur në një Juri të Madhe Konsultative, me kritere dhe jo me ftesa sipas parapëlqimeve dhe të mos përmbyllet brenda anëtarëve të Akademisë, çka sjell konflikt interesi.

3. Akademia pozicionohet qartë në detyrat e veta, pra, as si kupola e kërkimit shkencor, as si maja e piramidës të tij, as si kupolë institutesh, apo bërthamash kërkimi shkencor në nivel të parë, por as si institut ose laborator kërkimi shkencor, detyrë që nuk i takon asaj ta kryejë. Përcaktohen detyrat dhe misioni i Akademisë që është jo kërkimi shkencor në nivel të parë, por “METASHKENCA”, pra: Analiza; Përpunimi i strategjive; Përgatitja e platformave; matja e efikasitetit në plan kombëtar; promovimi, nxitja e aktorëve në kërkim shkencor; Studime mbi gjendjen dhe perspektivat e dijes, kërkimit shkencor dhe novacionit teknologjik, etj.

4. Hiqet dallimi midis akademikëve të rregullt dhe akademikëve të asociiuar.

5. Akademia integron edhe kontributin e 100 anëtarëve korrespondentë, që integrohen si pjesëmarrës me të drejta të plota, përsa i përket pjesëmarrjes të tyre në punimet dhe veprimtaritë shkencore të seksioneve të Asamblesë.

6. Statuti i Akademisë hyn në fuqi, pasi firmoset nga ministri i Arsimit për të shmangur konfliktin e interesit kolektiv midis akademikëve.

7. Akademia do të funksionojë me produkt vjetor të përcaktuar në vijat më thelbësore vetëm sipas misionit dhe pozicionit të saj specifik dhe nuk do ta masë punën me veprimtarinë shkencore që akademikët bëjnë pranë institucioneve të tyre. Kjo e dyta është tregues tjetër.

8. Akademikët, me përjashtim të dy anëtarëve të kryesisë që i cakton vetë kryesia, nuk do të punojnë në administratën e Akademisë. Ndahet realisht administrata nga Asambleja e Akademisë.

9. Ndarja e seksioneve nuk bëhet më sipas objektit të shkencave, seksionet shkrihen dhe në vend të tyre ngrihet njësia ndihmëse shkencore e Asamblesë që strukturohet në struktura sipas funksioneve në shërbim të realizimit të misionit të Akademisë.

10. Asambleja ndahet fillimisht në pesë seksione, duke i zgjeruar dhe nuancuar nënprofilet e saj dhe duke e specializuar gjykimin dhe punën e saj. Kjo nuk do të dëmtojë asnjë grimë funksionimin e saj si një e tërë.

11. Hiqet posti i Sekretarit të Akademisë dhe vendoset posti i Kancelarit, jo akademik, që është administratori ekzekutiv i aparateve të Akademisë dhe i financave të saj. Akademikët nuk janë më edhe administratorë financiarë që deri më sot ka sjellë shpërdorime financiare të parasë publike.

12. Aparati i Akademisë ndahet në Njësinë Ndihmëse Administrative dhe Njësinë Ndihmëse Shkencore të Asamblesë.

13. Akademiku del në pension krahas me daljen në pension si profesor. Atij i akordohen jo më shumë sesa dy vjet të tjerë përtej moshës të pensionit për të kryer veprimtari si “akademik”, pa u konsideruar si “akademik në pension”, por vetëm mbi bazën e një projekti të rëndësishëm reflektues mbi veprimtarinë e tij shkencore.

14. Titulli honorifik “akademik” ruhet për të gjithë jetën, pavarësisht se pas daljes në pension akademiku trajtohet si të gjithë shtetasit nga sigurimet shoqërore.

15. Akademiku duhet të jetë patjetër punonjës shkencor ose edhe kërkues pranë IAL etj..

16. Vendoset akademiku korrespondent i rezervuar për shkencëtarë e kërkues të huaj.

17. Shpërblimi me honorar i akademikëve realizohet jo automatikish, por sipas vëllimit dhe cilësisë të punës në Akademi.

18. Parashikohet që nëse akademiku gjatë ushtrimit të statusit të tij ndryshon pozicionin e tij që ka qenë i domosdoshëm për t’u zgjedhur akademik, e humbet këtë të fundit dhe gradualisht largohet si akademik dhe e ruan këtë titull vetëm si honorifik.

19. Statusi i akademikut është i papajtueshëm me atë të personit që ushtron detyra drejtuese funksionale në parti politike ose në institucione që rregullohen nga Kushtetuta.

20. Zëvendëskryetari zgjidhet nga Kryesia dhe jo nga Asambleja që të mos ketë dyzim drejtimi, as solidaritete të sëmura, ose rrotacione farsë.

21. Anëtarët e kryesisë janë të jashtëm dhe jo pjesë e aparatit administrativ me përjashtim të dy rasteve të parashikuara.

22. Komisionet e Akademisë janë të hapura për pjesëmarrje në punime, pa të drejtë vote, për të gjithë punonjësit shkencorë dhe universitarë vendës dhe të huaj që kanë titull shkencor.

23. Punonjësit e Njësisë Ndihmëse Shkencore janë kërkues shkencorë që funksionojnë me kontrata të përkohshme të rinovueshme ose jo dhe kryejnë veprimtarinë e tyre ndihmëse shkencore vetëm në funksion të realizimit të misionit të Akademisë.

24. Matja e punës shkencore të akademikut nuk ka si objekt veprimtarinë shkencore që ai kryen në institucionin shkencor ose universitar etj., ku ai është i punësuar.

25. Akademia funksionon kryesisht me projekte kërkimi shkencor, që ndahen në tri tipologji: a. Projekte kërkimi shkencor që akademiku i kryen në institucionin ku është punësuar ose bashkëpunon dhe kryesisht në gjirin e ekipeve të atjeshme shkencore; b. Projekte kërkimi shkencor mbi gjendjen e kërkimit shkencor, dijes, novacionit teknologjik etj., që janë në aksin qendror të realizimit të misionit të Akademisë; c. Projekte që i shpërndan te të tretët dhe Akademia është vetëm monitoruese e tyre etj..

26. Asambleja përzgjedh anëtarin e Akademisë sipas kritereve, por vetëm brenda kandidaturave që propozon komuniteti i strukturuar i kërkuesve shkencorë të vendit.

27. Akademik mund të zgjidhesh pa u cenuar nga stereotipa dhe stigmate të karakterit racist, nacionalist apo të besimit etj.. Të qenurit shtetas i Republikës të Shqipërisë është i detyruar vetëm për akademikët.

28. Akademia ka një revistë shkencore të vetme dhe me tematikë që buron nga realizimi i misionit të saj kryesor. Tematikat e tjera janë përgjithësisht në funksion të kësaj strategjie.

29. Akademia nxit, promovon, mbështet botime që u siguron ekselencën të anëtarëve të saj ose të traditës, por nuk ka status të botojë vetë ajo vepra të kësaj natyre. Kjo, për të evituar mbylljen në vetvete dhe siguruar cilësinë e përzgjedhjes të botimit. Akademia promovon ose mbështet botime vetëm nëse ato më parë kanë marrë vlerësimet e oponencave institucionale të agjencive, departamenteve ose instituteve të kërkimit të specializuar në atë fushë, si edhe pranohen si të tilla nga shtëpi botuese jashtë Akademisë.

30. Revista e Akademisë së Shkencave, një e vetme, ka si objektiv të indeksohet në platformat europiane.

31. Burimet financiare të Akademisë kanë burime të pluralizuara dhe gradualisht synojnë të rrisin buxhetin autonom të Akademisë fituar nga buxhete shërbimesh dhe projektesh, në krahasim me grantet shtetërore.

32. Granti buxhetor i ardhur nga shteti shqiptar figuron si zë më vete në buxhetin e aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Për sa më sipër, Akademia bën një raportim vjetor në komisionin përkatës të Kuvendit.

33. Riformulimi institucional i Akademisë kalon nëpër një fazë të shpejtë tranzitore.