osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reforma zgjedhore, PS paralajmëron votim edhe nëse PD-LSI nuk kontribuojnë, demokratët kërkojnë konsensus gjithëpërfshirës

Reforma zgjedhore, PS paralajmëron votim edhe nëse PD-LSI nuk kontribuojnë, demokratët kërkojnë konsensus gjithëpërfshirës

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi deklaroi dje se reforma zgjedhore do të miratohet pavarësisht qëndrimit të PD-LSI. Në një intervistë, Pëllumbi tha se PS ia ka hapur derën opozitës që të kontribuojë në këtë proces. “Komisioni për reformën zgjedhore do të vazhdojë punë e vet me apo pa Partinë Demokratike.

Ne ia kemi hapur derën, ne i kemi lënë një vend në këtë komision me të drejtë vetoje, çfarë do të thotë nëse PD ka diçka që nuk i pëlqen nga propozimet e aktorëve dhe faktorëve të tjerë në atë Komision, mund ta bllokojë me të drejtën e vetos. Unë nuk e di se më shumë se kaq mund të bëjmë. Është vetëm mungesa e dëshirës për të marrë pjesë në atë Komision, sesa proceduar që ka të bëjë me të”, tha Pëllumbi. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, deputeti socialist tha se përfundimi i reformës zgjedhore është një nga kërkesat që na ka vënë Bundestagu gjerman, por është dhe një nga kërkesat për të vazhduar rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. “Ne kemi disa rekomandime të OSBE/ODIHR, të cilat duam t’i marrim parasysh. Kemi disa kërkesa që vijnë nga forcat politike duam t’i marrim parasysh, por kërkesat tona si forca politike, nëse nuk do kemi një konsensus të gjerë edhe të forcave tjera opozitare jashtë parlamentare, besoj se mund t’i lemë për një fazë të dytë, por gjithsesi kërkesat e OSBE/ODIHR, do shkojnë përpara më këtë reformë që jemi duke bërë nga ky komision që mblidhet nesër”, tha ai.

Ndërsa deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri tha se kjo opozitë ka vetëm një rrugë dhe Basha e ka të qartë të sjelli draftin në Komisionin e Reformës Zgjedhore. “Opozita jashtë parlamentare ka vetëm një rrugë dhe Basha e ka të qartë. Ia kemi bërë ne të qartë, ia kanë bërë ndërkombëtarë se nëse do të sjellësh një draft dhe të miratosh një draft, opozitën e ke në Parlament, sepse ne kemi dalë nga ato lista nga Partia Demokratike. Do bashkojmë votat me gjithkënd që do të ndryshojmë sistemin zgjedhor dhe t’i përafrohet asaj çfarë ne kërkojmë. Kemi paraqitur draftin tonë që do ua paraqesim mazhorancës”, theksoi ai.

Ndërsa ish-bashkëkryetari për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se kjo kërkon konsensus mes palëve. Ndërsa në lidhje me propozimet për ndryshimet në reformën zgjedhore, Bylykbashi tha se administrata publike është e pabesueshme për të administruar një proces zgjedhor me standarde europiane. Ai shtoi më tej se raporti i ODIHR-it ka provuar se punonjësit e administratës janë nën presion politik, si dhe është bërë e qartë se ajo është e mbushur me militantë të Partisë Socialiste.