osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reforma, vetingu rrezikon të futet në kolaps, 40% e stafit të KPA jep dorëheqjen, 60 anëtarë të Prokurorisë kalojnë tek SPAK

Reforma, vetingu rrezikon të futet në kolaps, 40% e stafit të KPA jep dorëheqjen, 60 anëtarë të Prokurorisë kalojnë tek SPAK

Volumi i dosjeve për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve rrezikon të fusë në kolaps Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ditën e djeshme Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në vijim të shqyrtimit të projektligjin “Për buxhetin e vitit 2020” zhvilloi seanca dëgjimore me disa prej institucioneve të drejtësisë, të cilët referuan nevojat e tyre buxhetore përpara komisionit.

Teksa ishte duke parashtruar kërkesat sa i takon buxhetit 2020, kryetarja e KPA, Natasha Mulaj ngrit alarmin se institucioni që ajo drejton është në vështirësi financiare. Gjatë fjalës së saj të gjatë, zonja Mulaj theksoi se procesi i vetingut për prokurorët dhe gjyqtarët ka vënë në vështirësi punonjësit e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi punojnë me orar të tej zgjatur dhe nuk paguhen për orët shtesë. Në këtë kontekst, ajo zbuloi se si pasojë e këtij ngërçi 40% e personelit kanë dhënë dorëheqjen, në shenjë hakmarrje që nuk janë paguar.

“Viti 2020 vështirësi për anëtarët e KPA, sidomos dy muajt e fundit. Duam shtesë për këshilltarët për vitin 2020. Duam kabinet për kryetarin. 40 % e stafit kanë dhënë dorëheqjen, pasi nuk janë paguar për impenjimin që kanë bërë”, deklaroi ajo. Po ashtu, zonja Mulaj theksoi se buxheti i akorduar nuk është i mjaftueshëm, pasi nuk ka marrë në konsideratë vjetërsinë e punës së këshilltarëve që punojnë pranë KPA. “Ndryshimi mes asaj që ne kërkojmë dhe asaj që është parashikuar nga Ministria e Financave qëndron vetëm në zërin e pagave, ku problemi është thjesht për efekt të vjetërsisë së këshilltarëve”, nënvizoi kryetarja e KPA, Natasha Mulaj. Por në kundërpërgjigje, relatori Bashkim Fino theksoi se kërkesat e KPA janë absurde, pasi për rrogat vendos Kuvendi dhe Qeveria.

Edhe KPK në vështirësi financiare

Por përveç Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vështirësi financiare ka edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Alarmin e ka dhënë dje gjatë prezantimit të buxhetit, kryetarja e KPK, Genta Bungo. Kjo e fundit duke parashtruar kërkesat e saj para Komisionit të Ligjeve, bëri me dije se institucioni që ajo drejton prej 2 muajsh është në vështirësi financiare, çka ka sjellë probleme me dhënien e pagave. Sipas zonjës Bungo, kjo situatë vjen për shkak se janë keqllogaritur pagat dhe shpërblimet, kryesisht sa i përket vjetërsive në punë.

“Buxheti i miratuar ka qenë i pamjaftueshëm për plotësimin e nevojave të kolegjit. Domethënë nuk kemi pasur fondin e pagave për dy muajit e fundit, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019. Ndërkohë, pagat për mua dhe këshilltarët tanë nuk po llogariten me vjetërsi pune. Për vështirësitë nuk jam dakord që të ketë vendim qeverie. Ne si KPK iu kemi dhënë një pagë këshilltarëve, pasi nuk mund të konsiderohet politik si post”, deklaroi kryetarja e KPK, Genta Bungo.Por i ashpër ishte relatori Bashkim Fino, i cili tha se këto dy institucione kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, sa i përket pagave dhe shpërblimeve, ndërsa kritikoi qeverinë duke theksuar se duhej të kishte nxjerrë një vendim për këtë çështje. Fino kërkoi kontroll parlamentar për institucionet e drejtësisë. “Fondet e tyre janë të sakta, duhet të rishikohen edhe njëherë, por unë mendoj se këta i kanë fondet e qarta se e kanë numrin ekzakt. Tek këta duhet bërë një kontroll financiar. Edhe nëse nuk e bën KLSH ta bëjmë ne”, deklaroi Fino.

60 anëtarë të Prokurorisë kalojnë tek SPAK

Por ditën e djeshme, gjatë diskutimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020” për institucionet e drejtësisë, jo pak vëmendje mori edhe SPAK. Teksa ishte duke diskutuar drejtori i drejtorisë së financave pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi, për kërkesat e institucionit që përfaqësonte, zbuloi se prokurorisë do t’i shkurtohen 60 punonjës. “Për fondin e pagave është menduar që Prokurorisë së Përgjithshme t’i shkurtohen 60 punonjës”, deklaroi Abazi. Ndërkohë, relatori Bashkim Fino theksoi se 60 personat që shkurtohen do t’i shkojnë SPAK. “Largimet me 60 veta bëhen se do të shkojnë për krijimin e SPAK”, deklaroi Fino. /Rigels Seliman