Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar me kryeministrin Edi Rama. Diskutimi mes tyre është përqendruar në përparimin e Reformës në drejtësi.
“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.