osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Reforma, jep dorëheqjen prokurori i Krimeve të Rënda: Komisioneri Publik këmbëngul te shkarkimi i Besnik Muçit

Reforma, jep dorëheqjen prokurori i Krimeve të Rënda: Komisioneri Publik këmbëngul te shkarkimi i Besnik Muçit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së djeshme dorëheqjen e prokurorit pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, Njazi Seferi. Ndonëse Seferi nuk është përballur ende me filtrat e vetingut, dha dorëheqjen nga detyra për arsye shëndetësore. Seferi ndryshe njihet dhe si prokurori i “Kacifas”. Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfshi në ngjarjen e Bularatit, ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ndaj policisë u vra shtetasi Konstandinos Kacifas.

Por ndonëse nuk iu nënshtrua vetingut sa i përket anës pasurore, prokurori i Krimeve të Rënda ka deklaruar vetëm pagën e tij nga viti 2003-2007. Në vitin 2008, Njazi Seferi ka deklaruar blerjen e një apartamenti 56 m2 me vlerë 4 000 000 lekë. Në vitin 2009, Seferi ka deklaruar një shumë kursimesh, vlera e të cilave arrin në 1 300 000 lekë. Ndërsa një vit më pas, në 2010 ai ka deklaruar një autoveturë që kushton 500 000 lekë dhe shtimin e kursimeve nga 1 300 000 lekë janë bërë 1 423 206 lekë. Ndërsa në lidhje me pagat, këtë viti ka shtuar edhe pagën e vajzës. Në vitin 2011 ai ka deklaruar shtesë të ardhur neto në vlerën 1 989 332 lekë si dhe të ardhurat nga paga të dy fëmijëve dhe bashkëshortes. Në vitin 2012 ai ka deklaruar sërish shtesë në të ardhura në shumën 2 217 461 lekë. Në vitin 2013 ai ka deklaruar shtesë në atë ardhura në vlerën 2 235 112 lekë, blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 54.4 metër katror në vlerën 4 080 000 lekë, blerjen e një makine nga djali me vlerën 2 000 euro. Në vitin 2014 ai ka deklaruar shtesë nga kursimet në shumën 2 775 797 lekë. Në vitin 2015 ai ka deklaruar se janë shtuar të ardhurat me 1 200 000 lekë, si dhe pagat.

Shkarkimi i Besnik Muçit
Përveç mbledhjes që zhvilloi KLP, edhe KPA zhvilloi ditën e djeshme një seancë për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Ky i fundit dorëzoi dhe dy prova të tjera, që kanë të bëjnë me transaksione bankare të familjarëve të tij, për të vërtetuar ligjshmërinë e pasurisë së tij. KPA vendosi që të administronte si provë raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar të paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sipas Komisionerit Publik, prokurori Muçi nuk arrin të justifikojë pasurinë nga burime të ligjshme. Gjithashtu Komisioneri u shpreh se provat e paraqitura nga ky prokuror nuk provojnë të kundërtën e ankimimit. Komisioneri Publik argumenton se, Besnik Muçi nuk ka depozituar dokumentacion as për burimin e të ardhurave nga babai i tij dhe as për të ardhurat nga emigracioni. “Gjatë parashtrimit mbi vlerën provuese të provave të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në seancën paraardhëse, Komisioneri Publik deklaroi se as me këto akte të reja, subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të. Subjekti i rivlerësimit kërkoi marrjen si provë të dy dokumenteve të reja bankare në funksion të shqyrtimit të çështjes, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues. Gjithashtu, në zbatim të vendimit për marrjen si provë të dokumentit të DSIK-së, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë organit kompetent që në një kohë sa më të arsyeshme, brenda limitit kohor prej 15 ditësh të përcaktuar me ligj, të kryejë deklasifikimin e dokumentit të konsideruar “sekret””, thuhet në njoftimin e KPA. Seanca e radhës për Besnik Muçin do të jetë më 16 tetor ora 12:00. “Në pritje të përgjigjes së organit kompetent, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 16.10.2019, ora 12:00”, njoftoi KPA. /Elisjeda Kiko