osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reciprociteti për targat e Serbisë, vjen mesazhi i fortë nga BE

Reciprociteti për targat e Serbisë, vjen mesazhi i fortë nga BE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pas aplikimit të reciprocitetit nga ana Qeveria e Kosovës lidhur me targat e automjeteve të Serbisë, ka thënë se BE-ja po vazhdon të monitorojë situatën në teren. Ai ka bërë thirrje që të dyja palët [Kosova dhe Serbia] të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe menjëherë të zvogëlojnë tensionet.

Stano ka thënë se BE edhe gjatë ditës se djeshme ka deklaruar se liria e lëvizjes është gur themeli i Bashkimit Evropian. “Si e tillë, Kosova dhe Serbia presim ta promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon”, tha ai.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht situatën në terren dhe i bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe menjëherë të zvogëlojnë tensionet”, deklaroi Stano për Telegrafin.

Ai më tej tha se BE-ja është duke punuar në mënyrë aktive për të adresuar situatën në të gjitha nivelet.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjatë mbrëmjes së djeshme ishte në kontakt me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti si dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ende është në Beograd dhe po vazhdon punën me të dyja palët”, tha ai.

Stano tha se BE inkurajon të dyja palët [Kosovën dhe Serbinë] që të shfrytëzojnë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat.

“Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë”, ka deklaruar Stano.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës që janë bllokuar nga serbët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të martën se policët e Kosovës janë “në nivel të detyrës dhe po kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë”.