Mesfushori kroat, aktualisht me pushime, ka deklaruar se dëshiron ta vazhdojë karrierën diku gjetkë, duke u larguar nga ekipi me të cilin ka fituar katër herë Champions League në sezonin e fundit, por presidenti Florentino Perez, pasi humbi shërbimet e Cristiano Ronaldo, nuk është dakord…
Sipas tij, Luca Modric nuk do të largohet nga Real Madrid. Në nëntor 2016, Modric rinovoi kontratën me “Los Blancos” deri në 30 qershor 2020.
Klauzola për prishjen e saj është 500 milionë euro, por Perez ekzagjeron me pretendimet për atë që u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit botëror 2018, si pjesë e Kroacisë që shkoi deri në finale.
Për gazetën, “Marca”, në një bisedë telefonike, bosi i Real Madrid tha:
“Nuk ka asnjë çështje Modric. Mundësia e vetme që ai të largohet është që Inter të paguajë 750 milionë euro!”