Sot në kampionatet elitare duhet thënë që klubet e mëdha kanë pësuar humbjet e para. Pas PSG në Francë, e pëson edhe Real Madridi i Ancelottit që ra përballë katalanasve të Espanyol për të cilët Keidi Bare ishte titullar dhe ndër më të mirët në fushë.
Bomberi i skuadrës katalanase, de Tomas hapi serine e golave në 17’ teksa në pjesën e parë Reali ishte i padukshëm dhe në 61’ ishte Aleix Vidal që dyfishoi rezultatin.
Vetëm pas këtij goli, madrilenët reagojnë dhe e Benzema në 71’ shkurtojnë diferencën ndërsa dy herë të tjera sistemi VAR i anuloi po francezit dy gola për pozicion të parregullt.
Nuk ishte dita e Realit duhej thënë e kjo edhe për meritë të Espanyol që merr një fitore për t’u mbajtur mend.