Barcelona e nisi aty ku ishte ndalur. Në ndeshjen e parë pas rifillimit të kampionatit spanjoll, skuadra katalunjase tregoi të gjithë forcën e saj, duke mundur pastër në transfertë 4-0 Mallorca. Gjithçka e lehtë për Messi dhe shokët e tij që pritën vetëm dy minuta për të kaluar në epërsi me Vidal.
Barcelona mbylli pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë fale golit të Braithwaite në minutën e 37-të. Pas pushimit, miqtë vulosën fitoren me dy gola të tjerë që mbajnë firmën e Jordi Alba dhe Lionel Messi. Me këtë sukses, Barcelona thellon në pesë pikë diferencën me rivalët e përjetshëm të Real Madrid që sot në 19:30 presin në shtëpi Eibar. /Balkanweb