Sgarbi u zhduk papritur në det për shkak të dallgëve, por më pas u shfaq përsëri, duke u përpjekur për të dalë në breg. Ka qenë vajza e tij, Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, të cilët e ndihmuan që të dilte nga deti.
Pas këtij incidenti ka reaguar menjëherë italiani i njohur. Lajmin e dha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili publikoi një video ndërsa udhëtonte me makinë me Sgarbin.
“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.
Ndërsa publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.
“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe bajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- theksoj Sgarbi.