Ka përfunduar mbledhja e këshillit politik që nisi rreth orës 17:30 për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.
Deputetja Rudina Hajdari se është shumë e lumtur që PD pranoi hapjen e listave.
“Jam shumë e lumtur që PD pranoi se listat e hapura janë zgjedhja më e mirë për përmirësimin e demokracisë. Kemi dy vite që po përpiqemi të binden për këtë. Tashmë kemi dhe një iniciativë ligjore që garanton pikërisht hapjen e listave, i qëndrojmë asaj që të jenë të hapura në 100 përqind.
Tashmë listat e hapura janë realitet. Jam shumë e lumtur për këtë.Të gjithë tani erdhën te qëndrimi ynë. kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura, tani të shohim si do ecim para.”-tha Hajdari.