Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Brukselit, që ka caktuar më në fund një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Evropës së Bashkuar.
Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë.
Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, është shprehur Rama.