Pas shembjes së digës prej betoni në kanionin e Holtës, ka reaguar vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shprehet se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:
“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket
Për ne PO-ja është PO dhe JO-ja është JO!
Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty
Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi! Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem”, përfundon kryeqeveritari.
Përsa i përket çështjes në fjalë, ju kujtojmë se ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët vendas dhe qeveria u tërhoq nga ky projekt.