Sapo kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përfundoi fjalimin e mbajtur në foltore, opozita bojkotoi sesionin e ri parlamentar.
Të gjithë deputetët e opozitës braktisën sallën, të kryesuar nga Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizon me opozitën ndërsa shkruan:
“Dëgjojini dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s’u besojnë–) dhe për të qarë (ata që u besojnë–)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë,tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet,s’ka lekë–Çfarë lolosh laj thaj–”