Kryeministri Edi Rama e quan një klithëm që duhet dëgjuar taksën e re të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Postimi i Ramës në rrjetet sociale
Komisioneri Hahn ka të drejtë!Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç % të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…
Eurokomisioneri Hahn udhëtoi sot në Kosovë për të gjetur një zgjidhje lidhur me taksën 100% që Prishtina zyrtare ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjes.