Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta është zotuar se do ta mbrojë Kushtetutën dhe Sovranitetin e Shqipërisë.
“I vendosur të mbroj Kushtetutën, Sovranitetin dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë”, shkruan Meta në Facesbook. Kjo deklaratë siç duket nuk është marrë si e sinqertë nga shumë komentues të cilët e kanë ‘masakruar’ me reagime.
“O like….. Po ke b*th arrestoji për tradheti kombëtare…. Llafet në Facebook janë karagjozlleqe….. Kështu të paktën, njëherë në jetë, bën një gjë të mirë edhe ti për vendin tënd..”, i shkruan njëri nga komentuesit. Një tjetër i shkruan: “Vetem llafe boshe je o meta po hec se dhe ti mender nje M….. je po hajt boll na flet budalliqe ktu”.
Ka pasur edhe nga ato komentues që i kanë përmendur çështjen e bujshme të vjedhjes së floririt.