osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

REAGIMI/ Arben Malaj: Vëllai im nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por leje ndërtimi ka kërkuar

REAGIMI/ Arben Malaj: Vëllai im nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por leje ndërtimi ka kërkuar

Arben Malaj ka reaguar pas lajmit se vëllai i tij i kishte kërkuar leje ndërtimi kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Malaj e pranon lajmin, por thotë se kërkesa nuk ka qenë për të ndërtuar pallat.

Reagimi i Malajt

Veliajt shtepite e drurit i duken pallate apo gradacela dhe gradacelat i duken kioska.

Gazeta Tema duhet ta botoi si lajm kete sqarim publik.

1.Vellai im nuk e ka takuar kurre drejtperdrejte Veliajn, as i ka telefonuar dhe as i ka shkruar sms, i ka derguar vetem nje kerkese qe eshte publike.

Pra kjo eshte shpifje dhe ballafaqimi midis tyre do te jete ne gjyq.

2.Ne shkrese nuk ka asnje kerkese per pallat, por Veliaj eshte verbuar aq shume sa shtepite provizore te drurit qe i ka kerkuar me shkrese zyrtare vellai im i duket gradacela dhe gradacelat qe i zene frymen banoreve te Tiranes i duken kioska.

3.Banoret e zones dhe vellai im kurre nuk i kane kerkuar leje per ndertim te perhershem por i kane kerkuar qe kur te behet ndryshimi planit te rregullimit te mbaj parasysh mundesine e ndryshimti te destinacionit, pa ndryshuar koeficentet e e vogel te ndertimit.

4.Qe ne Tirane vepron nje bande e tokave per kete flitet kudo, qe pronareve te tokave nuk u jepet leje deri disa te forte i blejne lire dhe pastaj fillojne e ndertojne kjo dihet.

Sa dhe si bashkia e Tiranes eshte pjese e kesaj mafie, kjo eshte detyre imediate e Prokurorise se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise.

5.Veliaj po e ndjen “vdekjen e tij politike” per shkak te arrogances dhe babezise. Ky nuk eshte faji im. Ky eshte rezultati i karrieres se tij te nisur me shpifje kunder kujtdo qe e pengonte sado pak ne karrieren e tij.

Burim i konfliktit? Zbulohet dokumenti: Ja se si vëllai i Arben Malajt kërkoi leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin/

Ditët e fundit Arben Malaj ka nisur një sërë sulmesh ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe punës së Bashkisë së Tiranës.

Vetë Veliaj zbuloi dje në një intervistë se burimi i sulmeve të fundit të ish deputetit, ishte refuzimi i kryebashkiakut që t’i jepte një leje ndërtimi e cila sipas tij rezultonte në kundërshtim të plotë me ligjin.

Ne dokumentin që përcillet më poshtë, zbulohet se për çfarë lejë ndërtimi është bërë fjalë e cila mesa duket ka hasur në kundërshti të forta.

Familjea Malaj, më konkretisht vëllai i tij, Basir Malaj, ka pretenduar një leje ndërtimi për pallate në zonën e Mjull-Bathores.

Siç lexohet në shkresën që mban datën 17 janar, vëllai i Arben Malajt, Basri Malaj, i ka dërguar kryebashkiakut Veliaj një letër, e cila nis me vlerësimet më të larta për punën e Veliajt në Tiranë, e më pas shpreh kërkesën e tij për marrjen e një leje ndërtimi në tokë bujqësore, konkretisht ullishte, në zonën e Mjull-Bathores.

Ndër të tjera, në kërkesë Basri Malaj kërkon që Bashkia e Tiranës ta kthejë nga tokë bujqësore në një truall ndërtimi.

“Fillimisht dëshiroj t’ju falenderoj për angazhimin dhe përpjekjet tuaja për ta bërë qytetin tonë jo vetëm një qytet modern, por me mundësitë dhe lehtësitë që krijon për investim dhe pune.

Shqetësimi që po ju paraqes është i të gjithë banorëve të kësaj zone, një pjesë e tyre emigrantë të cilët pengohen të kthehen dhe të investojnë në pronat e tyre në këtë zonë.

Personalisht, në cilësinë e pronarit të pasurisë së paluajtshme prej 3000m2, regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, me numër 546/2, Volumi 8, Faqe 205, Z.K.2704. Fshati Mjull Bathore, Fark, Tiranë, zëri kadastral “Ullishte”, parashtroj kërkesën time si më poshtë: Bazuar në parashikimet dhe përcaktimet e akteve ligjore dhe nënligjore, si: Ligji nr.8405, datë 17.9.1998 “P.r urbanistikën” i ndryshuar, Vendimi KM nr.722 datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores se urbanistikës” i ndryshuar, Udhëzimi MPVD nr.1, datë 24.1.2001 “Për funksionimin e KRRT-ve”, Udhëzimi MRRTT nr.4, datë 11.8.2004 “P, mënyrën e ushtrimit të kompetencës për planifikimin e territorit nga njësitë e qeverisjes vendore”, Ligji nr.10 119 datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit” i ndryshuar, kërkoj: (i) lejimin e vendosjes së ndërtimeve provizore në pronësinë time, në përputhje me kufizimet strikte parashikuara për ketë zonë, deri ndryshimin e destinacionit të tokës dhe lejimit , ndërtimeve të përhershme;

(ii) Ndryshimin e zërit kadastral të sipërfaqes prej 3000m2, në pronësinë time, nga “Ullishte” në zërin kadastral “Truall”, me qëllim dhënien e mundësisë për ndërtimin e objektive të paluajtshme, sipas koefiçientit të vendosur në zonën ku ndodhet kjo pasuri”,” thuhet në letrën që Malaj i ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.

Ai e mbyll letrën duke shprehur konsideratat:

“Banorët e zonës besojnë shumë në integritetin tuaj se kjo zonë nuk do të lejohet të zhvillohet për interesa abuzive të investitorëve aktualë apo potencialë në këtë pjesë të Tiranës. Mbetem me shpresë dhe besim ne përmbushjen e kësaj kërkese”, thekson Malaj.