Në mes të situatës së agravuar dhe tensionit në protestën e opozitës ka reaguar menjëherë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.
Në postimin e tij ne rrjetet sociale ai ka bën me dije se një oficer policie ka mbetur i plagosur nga mjetet e ndaluara shpërthyese, të hedhura nga protestuesit dhe fajësoi drejpërdrejt drejtuesit e këtij tubimi të militantëve.
LEXO EDHE: Protesta e opozitës/ Paralajmërohen akte dhune dhe përplasje
“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit.
Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”, -shkruan ministri në detyrë Sandër Lleshaj./