Prej disa orësh është duke u mbajtur protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.
Duket se situata është tejet e rënduar, pasi bilanci i të plagosurve ka shkuar në 15.
Por çudia vjen nga gazeta ‘Rilindja Demokratike’, e cila nisur nga një ditë më parë ka publikuar një lajm me titull ‘Fotot e protestës madhështore! Shikoni si është e rrethuar Kryeministria!”.
Ndërkohë që protesta donte dhe një ditë të fillonte, RD ka publikuar fotot ‘fake’, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, duke u kthyer në meme për të gjithë.
Gazetari Ardit Rada është një ndër ata që e ka postuar foton duke ironizuar edhe datën e publikimit15.02.2019, ora 23:29
Fotot kanë shkaktuar edhe mjaft të qeshura dhe komente pafund.