osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rasti “Xhafaj” dhe vëllezërit e ministres franceze të drejtësisë

Rasti “Xhafaj” dhe vëllezërit e ministres franceze të drejtësisë

Nga Ardit Rada

Rachida Dati është një nga figurat më të njohura politike të Francës së sotme. Ish këshilltare e Presidentit Nicholas Sarkozi në vitin 2007, ajo ka qenë dy herë ministre e drejtësisë në qeveritë e François Fillon. Më pas ajo është zgjedhur kryetare bashkie e njërës prej njësive të mëdha të Parisit, e më pas vijon të jetë europdeputete e të djathtës franceze.

Dati ka qenë e para vajzë e një familjeje refugjatësh nga veriu i Afrikës, që është zgjedhur anëtare e një qeverie në Francë. Të gjitha këto janë të njohura për cilindo qe e ndjek jetën politike franceze dhe atë europiane. Ashtu siç janë të njohura edhe problemet e mëdha familjare që Dati ka pasur, për shkak të dy vëllezërve të saj, Jamalit dhe Omar Dati.

Teksa këto ditë opozita shqiptare bën një zhurmë të pazakontë në lidhje me vëllain e ministrit të brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, është me interes të shihet sesi e ka trajtuar një situatë të ngjashme një vend si Franca, të cilën është e vështirë ta qortosh për “butësi” ndaj etikës dhe pastërtisë së figurës së politikanit. Mjafton të kujtosh ashpërsinë e sistemit politik e juridik francez ndaj shumë figurave të njohura politike, përfshirë ish-presidentin Jacques Chirac.

Vëllezërit e ish-ministres dhe europdeputetes Rachida Dati janë personazhe të njohur në Francë. Jamali është arrestuar shumë herë edhe gjatë kohës kur Rachida ishte ministre dhe kryetare bashkie, apo edhe kur ajo u zgjodh eurodeputete.

Dhunë fizike ndaj ish të dashurës për ta vjedhur, shpërndarje droge në Francë e Belgjikë dhe konsum drogash të forta, vjedhje sendesh personale në vende publike etj, Jamal Dati e ka parë shumë herë derën e gjykatave dhe të burgut. Vetë Rachida është shprehur shumë herë publikisht se “drama e vëllait e shkatërroi familjen time, sidomos nënën”.

Edhe vëllai tjetër, Omari, është dënuar në dhjetor 2007 me tetë muaj burg, për trafikim drogash të forta. Në një familje me 11 fëmijë, rastet e vëllezërve Dati kanë qenë rregullisht një problem familjar i hapur. Por nga ana tjetër, këto probleme nuk kanë ndërhyrë në karrierën politike të Rachidas, vajzës muslimane që çau në politikën franceze pa u penguar nga hallet juridike të vëllezërve të saj.