Opozita ka çuar në Komisionin e mandateve, një kërkesë për heqjen e mandatit për deputetin Vullnet Sinaj, bazuar sipas tyre në fakte që provojnë konfliktin e interesit si deputet në raport me buxhetin e shtetit.
Kërkesa përveçse është e pabazuar në fakte që të mbështesin akuzën, ka probleme themelore konceptuale, pasi akuzon një deputet që biznesi I tij ka konflikt interesi me shtetin, ndërkohë që atij I është hequr çdo e drejt mbi drejtimin e biznesit qysh me marrjen e mandatit
Me marrjen e mandatit deputeti Vullnet Sinaj me vendim asambleje si për biznesin, ne te cilin zotëron vet 100% te kapitalit si dhe për bizneset ku kapitalet i zotëron se bashku me ortakë te tjerë që : “Administratori i shoqërisë nuk ka të drejtë dhe kompetencë për të nënshkruar kontrata apo çdo lloj marrëveshja, që në një mënyrë apo në një tjetër ka lidhje me veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitoi pasuri prej këtyre”.
Këto vendime janë të regjistruara në QKB
Pas kësaj ai është larguar nga administrimi i biznesit dhe I ka kaluar kuotat aktive një personi të besuar, duke qenë posedues pasiv i kuotave në biznes, që do të thotë me asnjë të drejtë në biznes.
Qysh këtu akuza rrëzohet në parim. Pra nuk mund ti kërkohet një personi që nuk ka asnjë të drejt më në administrimin e biznesit të kryej veprime në hallkat e drejtimit të biznesit. Kur je posedues pasiv i kuotave zë biznesit, nuk ke më asnjë të drejtë në biznes, as të pyesësh si shkon biznesi dhe absolutisht asnjë të drejtë
Por përveç këtij që është koncepti themelor në raportin që ai ka me biznesin e tij, dhe vet faktet që paraqesin opozitarët janë spekulime, që nuk kanë lidhje me ligjin për konfliktin e interesit.
Fjala vjen akuza se ai ka marrë 3,6 milionë lek nga buxheti I shtetit janë tërësisht spekulim.
Nga këto 3,2 milion lek janë rimbursim nga shteti të tatim fitimit për 3 biznese të mbyllura në Lezhë, pra i ka kthyer shteti lekët që bizneset i kishin paguar më tepër shtetit) si dhe shpenzime për gjyqe të fituara nga kompania me doganën. Në një farë mënyrë janë korrektim llogarish të së shkuarës para se të bëhej deputet dhe janë ekzekutuar kru kanë përfunduar proceset gjyqësore apo rishqyrtimet e ankesave për taksa. Nuk ka lidhje me aktivitetin kur ka qenë deputet.
Pra është njësoj sikur Lulzim Bashës ti rimbursohet tani pallati në Vlorë dhe ti heqim mandatin se është deputet, ndërkohë që bëhet fjalë për një veprim që është pasojë e një akti gjyqësor për një periudhë të kaluar.
Akuza tjetër është për 470 mijë lekë që janë shitje në supermarketet e rrjetit Big Market. Disa institucione publike, kanë bërë blerje të lira, me vlerë të vogël, ose për nevoja emergjence (shitje të bëra nga kasier, menaxher, financier), të cilat nuk kanë nevojë për tender, por ata kanë shkuar aty si qytetarë dhe kanë bërë blerje të vogla, fjala vjen birra, apo letër A/4 dhe kanë kërkuar faturë të thjesht tatimore.
Një kasier I Big Marketit nuk mund të hedh fall se kush është ai që po blen pasi bëhet fjalë për blerje të vogla dhe jo blerje ku Big Market hyn në tender për të blerë.
Është thjesht një veprim tregtar I pakushtëzuar nga asnjë ligj, as nga ligji I tenderimit publik.
Për më tepër disa nga institucionet janë në thelb institucione publike, jo shtetërore. Bëhet fjalë për disa blerës nga gjykata apo federata sportive)ë Por dhe sikur vet Edi Rama të shkonte të blente një shishe verë në Big Market, nuk përbën shkjelje, pasi është nëj belrje e vogël direkte, e cila nuk është në vullnetin e Big marketit por të klientit që e zgjedh për blerje të vogël direkte, pa prcedurë tenderimi.
Dhe së fundmi për gjithë këtë debat që bëhet për 470 mijë lek, në shtatë vitet e funit, që i bie afërisht reth 7 mij lek në vit, shifra dhe procedura e ndjekur për ti blerë ato tregon dhe mungesën e plotë të interesit nga ky biznes për këto blerje.
Big market ka 110 000 fatura në dit, kurse këtu bëhet fjalë për 20 fatura në 7 vjetë. /Nga Gazeta Tema
Xhirua ditore e big Marketit është 70 milion të reja, cka I bie që kjo shifra e një viti, që është 7 mijë lek, përbën 0,0001 për qind. Pra Big Market ka pas në vit 0,0001 për qind blerje të xhiros së tij ditore, që e bën komplet qesharake të mendosh se ata kane pas interes ta bëjnë vet këtë.
Në raport me vet aktet e bamirësisë që ka bërë ky biznes për shoqërinë dhe aksionet publike të ndihmës humanitare, ku 100 milion I ka dhënë vetëm për tërmetin, kjo histori banalizohet dhe më shumë.
Pra që të jemi të qartë opozita thotë se në dyqanet e Big Marketit, janë blerë 470 mijë lek mall në shtat vitet e fundit nga institucione publike, me vlerë të ulët dhe blerje të lirë pa tender. Kasieri i Big Marketit që ka pranuar një punonjës institucioni të blejë në kasë detergjent në emër të shtetit kontrollohet nga administrimi dhe jo nga ish pronari që ka dorzuar të drejtat e admisntrimit.
Opozita thotë që Vullnet SInaj duhet të rrinte çdo ditë në cdo arkë të Big marketit dhe ti pyeste nejrëzit q ëblenin një birrë apo një format letre A/4 se mos u duhej për ndonjë zyrë shteti.
Deputetit i ndalohet me ligj jo vetëm administrimi i kompanisë (pra kontrolli i qindra kasiereve të Big Marketit), por edhe i aksioneve (pronës të tij).
Pra I bie që Vullnet Sinaj të përgjigjet para gjykatës kushtetuese, për atë përgjegjësi që ligji shprehimisht ja ka hequr.
Ky është thelbi banal I gjithë kësaj akuze, e cila nuk di pse I duhet opozitës, për të shtuar dhe një humbje në bilancet e saj. Për më tepër që vet deputeti Sinaj, të qënurit deputet e ka dhe barrë financiare pasi përveçse fal rrogën e tij për njerëzit e zonës, bën dhjetëra sponsorizime për punë publike në zonë nga biznesi I tij.
Dhe një njeri që jep miliona për komunitetin nuk është në hall të fitoj 5 për qind të shumës së 470 mijë lekëve, që i bie afërsisht 94 mij lek, meqë disa njerëz që punojnë në zyra institucionesh publike kanë shkuar aty e kanë blerë birra, apo salcice, për të ngrënë drekë.
Ky është një rast kur Komisioni i Mandateve pro dhe vet Gjykata Kushtetuese duhet të marrin një vendim për ta qartësuar këtë procedurë dhe për të mos bërë qesharak shtetin hqiptar, duke ngatërruar ata që kontribuojnë për shoqërinë dhe interesin publik dhe duke toleruar ata që po e shkatërrojnë atë./