osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rasti i “Dukës së krimit”: Një kujtesë për të gjithë djajtë e kthyer në engjëj nga Berisha

Rasti i “Dukës së krimit”: Një kujtesë për të gjithë djajtë e kthyer në engjëj nga Berisha

I akuzuar nga Sali Berisha si “Klani i Zemunit” dhe “Duka i Krimit”, në fakt Agron Duka sot është “shtylla” ku po mbahet çadra e opozitës së Berishës. Nga Gramoz Pashko e Azem Hajdari deri tek Fatos Nano e Agron Duka – Kush ishin djajtë e mëdhenj të Berishës, të cilët u bënë engjëjt e tij…

Në 27 vite demokraci shqiptare një gjë kemi kuptuar nga politika: se kundërshtarit mund t’i thuash lehtësisht kriminel, e më pas po kaq lehtësish mund ta puthësh si mik. Fenomeni është i përhapur në të dy krahët e politikës, por modeli më i qartë i “akuzave boshe” vjen nga Sali Berisha, lideri i parë i PD-së, ish-president dhe ish-kryeministër , i cili vijon të ketë ndikim të madh edhe sot në aksionin opozitar.

Ai nuk ishin emblematike fjalët e tij në 2007-ën pas një takimi me Fatos Nanon e urryer, kur u tha gazetarëve se akuzat që kish lëshuar ndaj ish-kryeministrit dhe kreut socialist kishin qenë vetëm për fushatë? E megjithatë, ai i vijoi ato në vite, siç dhe sot i prodhon me shumicë, ndaj kundërshtarit të radhës që i ka dalë para. Prej atëhere, ai u detyruar që një tjetër djall ta kthejë në engjëll, Ilir Metën; e tani para ka Ramën që kushedi edhe mund ta ndodh, të bëjë të njëjtën gjë, nëse për një çast i shfaqet krah tij në interesa politike. Ja, Agron Duka është një provë për këtë. Ky i fundit po shfaqet si një luftëtar i paepur i çadrës; “Duka i krimit” pra, duke ngritur akuzë kundër KQZ-së në funksion të çmontimit ligjor të 18 qershorit.

Por le të kujtojmë ca të tjerë në vite që kanë gëzuar fatin e Dukës, duke nisur që nga Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Arben Imami, Genc Pollo, Genc Ruli, Eduart Selami, etj., të cilët pra janë të linçuar nga Sali Berisha në një moment a një tjetër, dhe më pas të gjithë janë rikthyer po nga Sali Berisha e janë bërë bashkëpunëtorë të tij.

Rasti më ekstrem është me Nanon, të cilin Berisha vendosi të burgoste, por më pas e bëri mik e bashkëpunëtor.

Dhe është rasti për të kujtuar se edhe në aksionin opozitar të viteve 2001-2005, kur pra gëlonte “Duka i krimit” dhe “Klani i Zemunit”, “Mamuthi i korrupsionit”e “Nano ik”, droga, krimi, korrupsioni e njëmijë të zezat ishin po këto që janë dhe sot në ligjërimin e tij anti-Rama.

Aq sa u duk se me ardhjen e PD-së në pushtet në vitin 2005, në moton e “duarve të pastra” – “Republika e re” sot – do bëhej nami me ndëshkime. E që jo vetëm të akuzuarve nuk iu fut gjëmb në këmbë – tek e fundit përse duhej të ndodhte gjersa pushteti ishte arritur? – por duart e pastra i bëri pis fill pas zgjedhjeve duke flirtuar politikisht me të rënët nga pushteti.
Rikthimi i armiqve të partisë

Historia e shkurtër politike e PD-së është historia e marrëdhënies së Sali Berishës me bashkëpunëtorët e tij, të cilët kur ia donte nevoja i shpallte ‘armiq’ e ‘komunistë’ e më pas i rikthente në krah të tij. Në konferencën gushtit të vitit 1992, që për nga ngjashmëria mund të krahasohej me Kongreset e Partisë së Punës, ku shoku Enver përjashtonte ‘puçistët e partisë’, Berisha arriti që me ekzaltimin e turmës të përjashtonte një pjesë të mirë të themeluesve të kësaj partie. Akuzat e dirigjuara nga ai iu drejtuan njerëzve që vetëm nëj vit më parë në vigjilje të rrëzimit të komunizmit kishin frymëzuar turmat e njërzve për liri dhe demokraci; Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben Imami, Arben Demetit, Ritvan Peshkëpia, etj..

Në një mënyrë a një tjetër Berisha i afroi sërish pranë vetes më vonë. Azem Hajdarin, të cilin e kishte urryer sa kohë ishte gjallë (mjaft të lexoni RD-në, organin zyrtar të PD-së në atë kohë) e nderon sot si “Heroin e Demokracisë” pas vdekjes. Pashkon pasi e detyroi të surgjynosej në Amerikë e riktheu në vitin 2005 si kandidat për deputet. Zogajn, Imamin dhe Cekën i ka sot në PD.

Edhe armiqtë e mëvonshëm; Eduart Selamin, Genc Pollon e Genc Rulin i riktheu pranë PD-së në kohë të ndryshme.

Me të njëjtat akuza që linçonte Nanon e Dukën dikur Sali Berisha po linçon kryeministrin Edi Rama sot duke e cilësuar si “Noriega i drogës”. Stili është po ai i ’92-it, i ’97-ës, i 2005-ës, por nuk e dimë a është mendësia e votuesve e tillë që të besojnë akoma “akuzat e konsumit elektoral”. /tesheshi.com/