Dorëheqja e prokurorit Petrit Fusha, vëllait të oligarkut të plehrave e kullave, simbol i zi krimi e korrupsioni në drejtësinë shqiptare, është skenar i Edi Ramës e Arta Markut, për ta shpëtuar edhe këtë “vemje” padrejtësie, nga ndëshkimi dhe sekuestrimi pasuror, me mos kalim në “Veting”, siç veproi me largimet e Beqjes, Ahmetajt, Gjiknurit, Nikollës, Kumbaros, Hiçkës, Qendros, Gradecit e shumë të tjerëve, që i kanë mbushur thasët, me miliarda lekë të vjedhura nga taksat e shqiptarëve dhe Petrit Fusha nuk u ka nisur hetimet
Ndërsa ka nisur dhe është në proces, Reforma Amerikane në Drejtësi, nisur me “Veting”-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka dhënë dorëheqje, me largim nga sistemi i drejtësisë, Petrit Fusha, një nga “IKONAT” e zeza të paaftësisë, korrupsionit, lidhjeve aktive me botën e krimit dhe zhdukjes e mbylljes së dosjeve të shumë krimeve të rënda, deri me pasoja jetësh njerëzore.
Kryeprokurorja Arta Marku, vetëm 10 ditë pas marrjes së detyrës, me urdhër të Edi Ramës e sekserizëm të oligarkut të tij, Shkëlqim Fusha, emëroi Petrit Fushën në kabinetin e saj, duke e hequr nga Prokuroria e Tiranës.
Kjo lëvizje urgjente e datës 27 dhjetor 2017, u bë për të zhdukur gjurmët, që Petrit Fusha, kishte me dosjet e shumë krimeve të rënda ekonomike, financiare, pronësore, e njerëzore, një prej të cilëve edhe vrasja e Ardit Gjoklajt, në fushën e biznesit të plehrave të vëllait të tij, Shkëlqim Fusha.
Vetë-ikja e Petrit Fushës, është frikë për t’u përballur me drejtësinë e re dhe shpejtim, për të shpëtuar pasuritë gjigande, të vëna në “burimin” e miliardave, ku qëndroi prej 32 vitesh në poste drejtuese, firma e të cilit, ka bërë shumë zarare, ndaj pasurive shtetërore, pasurive e jetës së qytetarëve, bizneseve dhe biznesmenëve, në favor të mafies politike-shtetërore shqiptare e asaj të lidhur me të,
A duhen lejuar, “minjtë” e (pa)drejtësisë shqiptare, të ikin pa kaluar më pare, në “çarkun” e drejtësisë së prangave e sekuestrove pasurore, për zararet e rënda, që kanë bërë në mbrojtje të krimit kundrejt pagesave milionëshe dhe vjedhjet, që u kanë bërë qytetarëve e bizneseve?
Me vetë-ikjen, këto vemje të urryera si Fusha, Llalla e të tjerë, që shkatërruan drejtësinë, po tentojnë të shpëtojnë pasuritë, lëkurën e lekët, por nuk duhen lejuar të ikin, pa u përballur me “Veting”’un, ONM dhe Drejtësinë e re Amerikane të BKH, KLP e KLGJ!
Sipas informacionit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka vendosur, që “IKONA” e mafiozllëkut në drejtësi, Petrit Fusha, të qëndrojë në detyrë deri në datën 31 mars 2019.
Por, çfarë do bëhet me pasuritë gjigande, që ka vënë nga pazaret me botën e krimit dhe, për më tepër me mbi 450 dosjet, që ia ka zhdukur e ka mbyllur në favor të krerëve të politikës, grabitësve e kriminelëve?
Sepse, duke mos dhënë drejtësi e duke mos ndëshkuar krime të çdo lloji, Petrit Fusha ka shkatërruar qindra familje, ka futur e ka lënë burgjeve qindra persona të pafajshëm, ka liruar qindra kiminelë, ka shkatërruar biznese, biznesmenë, pronarë dhe, ka lënë në duart e të korruptuarve e plaçkitësve, pasuri e miliona euro trafiqesh./Pamfleti
Të 15 gjyqtarë e prokurorë të “pastër”, të dorëhequr për të mos kaluar në “Veting”
Adriata Llalla, Prokuror i Përgjithëm.
Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
Sulejman Tola Prokuroria e Rrethit Krujë.
Erlindi Basha, Ndihmës Gjykata e Lartë.
Ilir Çeliku, Gjykata e Apelit, Vlorë.
Mirela Fana, Gjykata e Lartë.
Ilir Pashaj, Gjykata e Rrethit Elbasan.
Eritan Shehu, Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë.
Adnand Berdica, Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë.
Etleva Sherifi, Ndihmëse Gjykata e Lartë.
Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese.
Besnik Imeraj, Gykata Kushtetuese.
Metush Saraçi, Gjykata Kushtetuese.
Shyqyri Çobo, Gjykata e Rrethit Berat.