osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Rapsodi” Berisha i tronditur: Baladë për “trimëritë” e Foltores pas vendimit të Apelit

“Rapsodi” Berisha i tronditur: Baladë për “trimëritë” e Foltores pas vendimit të Apelit

Sali Berisha dukej i tronditur pas vendimit të Apelit. Ai doli dhe deklaroi pas vendimit të gjykatës për vulën e Partisë Demokratike, se ky vendim është shkruar në zyrën e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se vendimi ishte paralajmëruar kohë më parë nga Edi Rama në parlamentin shqiptar dhe para ambasadorëve të huaj.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të Partisë Demokratike. Qytetarë dhe qytetare shqiptarë. Sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim. Likujdimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit, lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik ose ambasadorëve të caktuar në Tiranë, të paralajmëruar në parlamentin shqiptar”, tha Berisha.

Berisha tha se vendimi u dha posaçërisht 3 ditë përpara afatit të fundit të regjistrimit në zgjedhjet e 14 majit.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se grupimi i Enkelejd Alibeajt pranoi në seancën gjyqësore se nuk kanë qenë palë në këtë proces.

“Unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin politik në Shqipëri dhe PD-në. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan, McGonigal, të kaluyar në një seri etapash, sot konkludoj me një vendim të pashembullt në historinë e Europës dhe të botës. Në procesin e sotëm gjyqësor, se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces.

Por gjykata natyrisht, gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës. Anuluan 3 ditë pasi e mbajtën 9 muaj, para skadimit të afatit për regjistrimin në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës mee integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ka qenë palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje. Por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike.

Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik paqësor me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst, unë u bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historike”, tha ai.

Berisha deklaroi se në ditët në vijim do të mbledhin të gjitha forumet e Partisë Demokratike për të marrë vendimet e duhura pasi gjykata vendosi të kthejë në Shkallë të Parë çështjen për vulën e PD-së.

Ai tha se ka besim se ashtu si kapërcyen të gjitha kurthet në të shkuarën, do të kapërcejnë çdo pengesë dhe vështirësi nga Edi Rama.

“U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, çdo shqiptar sot më shumë se kurrë nga guximi ynë realizimin e këtij misioni. Unë kam besim të madh se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është misioni i lartë moral.

Të mendosh dhe të diktosh tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaja, mban përgjegjësinë dhe dëshmon se je si babai dhe daja yt, një xhelat i të vërtetave, lirisë dhe meriton çdo ndëshkim.

PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e kësaj qeverisje armiqësore dhe asgjësuese nga Edi Rama, do marrë vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.