osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti, partitë politike shqiptare më të korruptuarat në rajon, sistemi gjyqësor, shëndetësia dhe doganat i “ndjekin” nga pas

Raporti, partitë politike shqiptare më të korruptuarat në rajon, sistemi gjyqësor, shëndetësia dhe doganat i “ndjekin” nga pas

Partitë politike shqiptare janë më të korruptuarat në rajon. Ky përfundim ka dalë nga barometri i Opinionit Publik të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), ku shumica e qytetarëve shqiptarë si sektor më të korruptuar shohin politikën. Mbi 6000 të anketuarve nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, mali i Zi dhe Serbia u është drejtuar pyetja “Në çfarë mase ju bini apo nuk bini dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë tuaj janë të ndikuara nga korrupsioni?”, ku në kategoritë kryesore përfshihen: partitë politike, sistemi gjyqësor, doganat, mjekësia e kujdesi shëndetësor, Parlamenti, policia, media, zyrtarët publikë, sistemi i edukimit, sektori privat, OJF-të, ushtarakët, institucionet fetare. Shqiptarët kryesojnë për perceptimin se politikanët tanë janë më të korruptuarit në rajon, me një indeks prej 88 pikësh. Të dytët prej të anketuarve që mendojnë se partitë politike kanë nivelin më të lartë të korrupsionit janë qytetarët e Bosnje-Hercegovinës me një indeks prej 83 pikësh. Këtij mendimi i bashkëngjitet edhe Kosova, indeksi i të cilës është 82 pikë. Në kundërshti me perceptimin e shqiptarëve, boshnjakëve dhe kosovarëve janë malazezët, të cilët mendojnë se politikanët janë shtresa më pak e korruptuar në rajon. Qytetarët janë pyetur edhe për nivelin e korrupsionit në kategori të tjera, ku mund të përmendim edhe sistemin gjyqësor. Në fakt ky i fundit renditet nga shqiptarët si kategoria e dytë më e korruptuar me 87 pikë. Të dytët që e kanë këtë mendim janë boshnjakët me 81 pikë, ndërsa më pas vijnë maqedonasit (74 pikë), serbët (72 pikë), malazezët (65 pikë). Kurse të fundit që mendojnë se gjyqësori është sektori i dytë më i korruptuar në rajon janë kosovarët me 63 pikë.

Të dhënat për kategoritë e tjera

Shqiptarët rendisin si kategorinë e tretë më të korruptuar shërbimin mjekësor dhe shëndetësor me 82 pikë. Një perceptim të ngjashëm me tonin kanë edhe boshnjakët, të cilët me 80 pikë e kanë cilësuar sistemin e mjekësisë kategorinë e tretë me korrupsion të lartë. Opinion më pozitiv për mjekët, ashtu si edhe për gjyqësorin, kanë në Kosovë, me 61 pikë. Nuk ndryshon shumë perceptimi as për doganat, që janë të katërtat më të korruptuarat në vend, sipas opinionit të publikut, por sërish kryesojmë në Ballkan, të ndjekura nga Bosnja, e në fund vjen Kosova. Për kategoritë e tjera, perceptimi për korrupsionin ulet, teksa është shumë më i lartë në Bosnjë, duke bërë që Bosnja të rezultojë me nivelin më të lartë në total të këtij treguesi, ndërsa Shqipëria renditet e dyta. Kategoria më pak e korruptuar në Shqipëri janë institucionet fetare (21 pikë). Krejt ndryshe është perceptimi për fenë në vendet e tjera të rajonit, që nuk e shohin me aq pozitivitet sa Shqipëria, sidomos në Bosnjë, me 61 pikë. “Bosnja dhe Hercegovina kryeson tabelën e perceptimit të korrupsionit me një përqindje të lartë të anketuarve që raportojnë rreth praktikave korruptive në të gjithë kategoritë institucionale të anketuara. Së bashku me të anketuarit nga Bosnja dhe Hercegovina, individët nga Shqipëria kanë më shumë gjasa të perceptojnë partitë politike, gjyqësinë, doganat, shërbimet mjekësore dhe shëndetësore, si më të korruptuara sesa pjesa tjetër e rajonit”, thuhet në raport. / Rigels Seliman