osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Raporti me bashkëshorten dhe tre vajzat”, rrëfimi ndryshe i Gaz Demit: Bashkim Fino është vëllai im, ja kur bëhet stadiumi i ri

“Raporti me bashkëshorten dhe tre vajzat”, rrëfimi ndryshe i Gaz Demit: Bashkim Fino është vëllai im, ja kur bëhet stadiumi i ri

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka folur për gazetaren Sidorela Gjoni për jetën e tij në një bisedë ndryshe në Jashtë loje. Demi ka folur për jetën e tij, familjen, bizneset, pasionet dhe sigurisht dëshirën për të marrë Partizanin.

“Kam një histori me Covidin, nuk më kap. Kam qëndruar në makinë për pesë orë me disa persona që kanë dalë pozitivë dhe nuk më ka kapur mua, shpresoj që mos më kapë. Më pëlqen kënga Picirika, grekja. Kam kaluar një fëmijëri të mirë, im atë ka qenë veteriner dhe ka qenë shumë i zoti dhe i shkathët për atë kohë. Kam qenë një vëlla fanatik për motrat sepse jam me të vjetrën.

Tani që kam tre vajza jam bërë më liberal.

Këshilla e nënës? Mos u merr asnjëherë me politikë. Jam një tip që shkoj shumë pas së drejtës dhe nuk mund ta bëj sepse politikanët e dredhin muhabetin dhe mua nuk më pëlqen kjo. Kam punuar në ndërmarrje në pjesën e furnitorit, tregtia më ka pëlqyer. E kam nisur me cigaren. Kam përfunduar për ekonomi-financë por shkolla nuk është e gjitha.

Marrëdhëniet me shkollën? Në përgjithësi kam qenë djalë i mirë. Kam qenë mirë në matematikë. Nuk punoja shumë por kam qenë nxënës mbi mesatar.

Njohja me Martën? Ka 20 vite. Si çdo mashkull në fillim më pëlqeu fiziku. Punoja në Sarandë dhe qëlloi që ishin në pushime me familjen. Sa e pashë ndjeva një emocion. është femra që më ka krijuar shumë emocion, me problematikat e veta. Babai i saj sa dëgjoi emrin tim tha ai është kështu ai ashtu. Normale i shqetësuar si çdo prind. Vjehrri im është tifoz i çmendur i Partizanit, është 70 vjeç dhe vjen çdo ndeshje në stadium në borë dhe shi. Marta është shumë emocionale në ndeshje, ka djersë në duar. Kur e shoh ndeshjen me të më kap emocioni.

Vajzat? Kam tre vajza. Dea, Anda dhe Perla. Erdhi rastësisht presidenca e Partizanit, e morëm me dy shokë dhe ma “ngecën” mua se patën ca probleme. Vajza e madhe nuk e ka qejf, e dyta dhe e treta kanë më qejf futbollin. Vijnë në stadium kur kanë kohë. Perla më shumë vjen në stadium dhe luan futboll. Pëlqen me javë një futbollist të ndryshëm, tani ka Cinarin. Tirana si qytet më pëlqen, e dua shumë. Tironsit janë njerëz të dashur të mirë, të thjeshtë pa mendjemadhësira. Cdo gjë e bëjnë e bëjnë me dashamirësi.

Tifozët e Tiranës? Edhe unë quhem çun tirone. Edhe në momentin e nxehjes dhe sharjes së tyre është momentale. Nuk mund të themi se janë me qëllim. Tani kam respekt për Vllazninë dhe më bëhet qejfi që djepi i futbollit shqiptar është në këto nivele të larta, pavarësisht se dua Partizanin. Dëgjoj shumë këngë tironse.

Me paratë kam marrëdhënire të keqe sepse nuk shoh pas. Falë Zotit më kë ecur dhe nuk jam meskin pas lekut, e kam siguruar familjen time.

Skënder Gega? Më thotë Olsi që Gega do të ikë se ka problem familjar. E takova, vjen Skënderi sepse e kam bërë unë trajner. Më thotë trajner kam këtë problem, i them që s’kemi ca diskutojmë. Për më vonë u zgjidh problemi shyqyr Zotit se ishte gjë shëndetësore. Këto që thonë janë pallavra, ai dha dorëheqjen se nuk çmendet njeri të heqë trajnerin kampion.

Me Sulejman Starovën kam pasur pasur marrëdhënie shumë të mira se i kam pasur shumë afër, tani për tre vite kam një marrëdhënie me Olsin. Me Gegën vetëm tri herë kam folur për futbollin, nuk ndërhy në formacion e asgjë. Ky është tipi im.

Kur do ketë Partiznai shtëpinë e vetë? Kjo është pika ime e dobët dhe e mbaj fjalën. Stadiumi ka përfunduar në total por ende nuk është gati për disa probleme të ndryshme. Dua që të luajmë që këtë sezon por nuk e di, mbase sezonin që vjen në fillim. Kemi pasur një pengesë informale që s’është në dorën tonë nga Ministria për lejen. Këtë ia premtoj tifozëve.

Ilir Daja? Para 10 ditësh është bërë edhe drejtor sportivm si tip menaxheri që janë këto kohë. Besimi te ai është i madh. Do ecim bashkë gjatë.

Erion Braçe? Djalë fisnik, tifoz i Partizanit dhe mik i imi.

Safet Gjici? Personazh simpatik, kam shumë miqësi dhe ka 10 vite që investon për sportin. Bravo i qoftë që i ka dhënë zonës verilindore një zhvillim edhe në Europë.

Mazrekaj? Ka qenë një djëlë i përkëdhelur i imi dhe donte të vinte sërish kur nisi të luante. Për fatin tonë të keq ne na u bllokua merkato dhe s’e morëm dot. Eshtë lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar.

Refik Halili? Burrë i mirëm i ndershëm ka gjithë këto vite që investon te Tirana.

Armand Duka? Sporti është bashkëpunues, ai ka disa vite që është aty dhe di më shumë. Kemi shumë bashkëpunim.

Bashkim Fino? Është vëllai im i madh. Me shaka e quaj xha Kimi.

Hoxha? Alban Hoxha është pikë e dobët e imja, E kam nisur me Albanin, ishte Lul Sallaku që mori Partizanin dhe më pas erdha unë aty dhe e kemi nisur bashkë me Hoxhën te Partizani.

Largimi nga Partizani? Nëse më bën presion gruaja dhe thotë se paratë mungojnë do heq dorë nga Partizani, por nuk besoj të ndodhë.

Tifoz? Në Europë bëj tifo për Liverpoolin dhe Interin”, tha Demi.