osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i më i fundit i Moody`s për Shqipërinë: Rritje ekonomike mbi 4% sërish gjatë vitit 2019

Raporti i më i fundit i Moody`s për Shqipërinë: Rritje ekonomike mbi 4% sërish gjatë vitit 2019

Raporti i më i fundit i Moody`s për Shqipërinë, përfshihen vetëm shifra, indikatorë makro-ekonomikë për vendin tonë, jep një panoramë të qartë të asaj çka duhet të presim vitin e ardhshëm, sidomos në drejtim të financave publike.

Indikatori kryesor, ai i rritjes ekonomike, flet kështu për një normë në 4%, e pandryshuar në krahasim me raportin e kaluar. E njëjtë mbetet shifra edhe për vitin 2020.

Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, vitin e ardhshëm, sipas Moody`s projektohet në 5528 dollarë, nga 5215 që është në vitin aktual. Vitin 2020 ndërkohë projektohet në 5854.

Në krahasim me raportin e kaluar, atë të fundit të Shtatorit, kemi të bëjmë me një zhvlerësim të vogël të projeksioneve, raporton “scan”.

Por, ndërkohë që në drejtim të ekonomisë në tërësinë e saj, pritet që 2019-ta të jetë shumë e ngjashme me 2018-tën, jo e njëjta gjë mund të thuhet për sektorë të veçantë, si tregtia. Ritmet e rritjes së tregtisë këtë vit, si në terma eksporti ashtu edhe në terma importi pritet të bien ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara. Kështu, rritja e eksporteve projektohet në vetëm 6.6% këtë vit, nga 17.5% të vitit aktual. E njëjta gjë vlen edhe për importet. Rënia e vrullit të tregtisë ishte parashikuar që në raportin e Shtatorit, por jo në këtë masë.

Një tjetër indikator në rënie për vitin e ardhshëm duket se do të jetë ai i investimeve bruto në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Moody`s, në 2019, ky indikator do të jetë më i ulët se 2018-ta, por edhe më i ulët se projeksionet e raportit të mëparshëm. Sa i përket ecurisë së çmimeve për 2019-ën, Moody`s vlerëson se ato do të rriten me një hap më të lartë se viti aktual, në 2.9%, nga 2.5% që vlerësohet në 2018. Borxhi publik në raport me PBB vlerësohet se do të bjerë shumë lehtë, në 67.7%; projeksion ky lehtë mbi ato të Shtatorit.

Një tjetër parashikim i Moody`s flet edhe për kursin e këmbimit mes Dollarit dhe Lekut. Monedha amerikane pritet forcohet mjaft lehtë kundrejt lekut, për të rënë sërish në 2020.