osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i KLSH / Korrupsion i frikshëm në FSDKSH: Receta për njerëz që nuk jetojnë, skemë vjedhje me rimbursimin! Depot farmaceutike jashtë kontrollit, ilaçe të skaduara në treg

Raporti i KLSH / Korrupsion i frikshëm në FSDKSH: Receta për njerëz që nuk jetojnë, skemë vjedhje me rimbursimin! Depot farmaceutike jashtë kontrollit, ilaçe të skaduara në treg

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit konfirmon edhe një herë se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mbetet një nga organet publike më të korruptuara si dhe një nga gjeneratorët më të palodhur të skemave të mashtrimit e vjedhjeve në Shqipëri, përfitimit me barna të skaduara, receta fiktive dhe skema të tjera zhvatje.

Raporti i finalizuar në majt të vitit 2024, për auditimin e veprimtarisë së FSDKSH, gjatë periudhës janar 2022 deri në dhjetor 2022, fokusohet në menaxhimin e shpenzimeve të rimbursimit të barnave.

KLSH konstaton vijimin e skemës së mashtrimit me barnat e rimbursueshme, përmes recetave fiktive, si dhe daljen jashtë kontrollit të FSDKSH të depove farmaceutike, të cilat janë përfshirë në abuzime me pasoja të rënda jo vetëm në buxhetin e shtetit, por pikësëpari në shëndetin e qytetarëve.

Duke u ndaluar te skema e rimbursimit, KLSH konstaton se janë plotësuar receta për 60 pacientë, të cilët nuk jetonin. Në raport thuhet se numri i rasteve është më i lartë.

“Nga auditimi janë konstatuar 24 raste për vitin 2021, në vlerën 150,518 dhe 36 raste për vitin 2022, në vlerën 221,843 lekë, në të cilat identifikohen pacientë që kanë ndërruar jetë (sipas informacionit të përcjellë nga DPGJC) të cilët rezultojnë përfitues të rimbursimit pasi kanë ndërruar jetë, duke përfshirë mjekë që plotësojnë receta dhe farmaci që ekzekutojnë këto receta. Testimi është kryer duke përfshirë të gjitha DRF-të që kanë rezultuar me raste për t’u verifikuar, nga ku janë konstatuar gjenerim dhe rimbursim i padrejtë për periudhën objekt auditimi në total 61 raste, në vlerën 372,361 lekë. Shtrirja e këtyre problematikave do të ishte më e lartë në rast të të dhënave të plota referuar edhe shkallës së përhapjes së anomalive në sistem në DRF të ndryshme. Gjithashtu, nga testimi i të dhënave janë konstatuar edhe raste të cilat kanë përfituar rimbursim në të njëjtën ditë me ditën në të cilën pacientët kanë ndërruar jetë, të cilat nuk janë marrë në konsideratë për efekt të raportimit nga ana jonë, por ka dhe raste ku konstatohet lëshimi i shumë recetave brenda një kohe të shkurtër përpara se pacientët të ndërrojnë jetë“, thuhet në raport.

Në vijim, KLSH konstaton se sasia e barnave të rimburuara është më e madhe se se sasia që ka hyrë në farmacinë e QSUT nga depot farmaceutike.

“Në zbatim të kontratës tre palëshe ndërmjet DSHSU, depove farmaceutike dhe farmacisë së QSUT, farmacia e spitalit dërgon në DSHSU inventarin në fund të periudhës vjetore, si dhe në çdo rast që ka ndryshim të LBR. Të dhënat mbi faturimin, rimbursimin, sasinë e gjendjeve janë objekt rakordimi referuar kontratës tre palëshe, por nga auditimi konstatohet se ky proces nuk është realizuar nga DSHSU përgjatë periudhës objekt auditimi, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 16 të kontratës. Në mungesë të këtyre rakordimeve, nga grupi i auditimit u detajuan procedura shtesë thelbësore, ku nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se për 7 kode barnash, sasia e pretenduar për rimbursim, e cila është procesuar në vijim edhe për pagesë nga ana e DSHSU, është më e madhe se sasia që është bërë hyrje në farmacinë e QSUT nga këto depo, duke marrë në konsideratë edhe gjendjet në fillim dhe në fund të periudhës“, vijon raporti.

Gjithashtu KLSH konstaton se janë rimburuar më shumë se sa tre barna për një recetë, në kundërshtim flagrant me legjislacionin në fuqi.

“Nga auditimi i recetave elektronike për kategoritë me rimbursim të pjesshëm dhe pensionistë, është konstatuar se janë gjeneruar dhe ekzekutuar më shumë se tre barna për recetë, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në VKA nr. 34, datë 12.12.2019 “Për miratimin e rregullores nr. 1, datë 12.12.2019 “Mbi procedurat e përshkrimit, gjenerimit, ekzekutimit, kontrollit dhe rimbursimit të recetës elektronike e-Rx”, pika II.9. Ky konstatim është evidentuar në Drejtorinë Rajonale të Fondit Tiranë në një përhapje të gjerë. Gjithashtu janë konstatuar raste kur për të njëjtin pacient ekzistojnë receta nga më shumë se dy mjek dhe qendër shëndetësore përkatëse, duke vendosur në dyshim procesin e rimbursimit të këtyre recetave dhe ekzistencën e pacientit, referuar regjistrit elektronik të të siguruarve. Këto konstatime janë në kundërshtim me përcaktimet e bëra në VKA nr. 34 datë 12.12.2019 “Për miratimin e rregullores nr. 1, datë 12.12.2019 “Mbi procedurat e përshkrimit, gjenerimit, ekzekutimit, kontrollit dhe rimbursimit të recetës elektronike e-Rx”, pika II.3“, thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka identifikuar pothuajse të gjithë kupolën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor si përgjegjës për batërdinë e depove farmaceutike, mjekëve dhe farmacistëve me ilaçet e rimbursueshme.

KLSH ka rekanduar shkarkimin e Albana Çelës, e cila ka drejtuar FSDKSH gjatë periudhës 2020-2023. Por, Albana Çela (Adhami), që nga shtatori i vitit 2023, është zëvëndësuar nga Spartak Zekja, gjithashtu një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceutike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike.

Albana Çela (Adhami) është lidhje e ngushtë e Ogerta Manastirliut, ish ministre e Shëndetësisë, me dosje në SPAK për aferat në shëndetësi.

Drejtoreshat e Fondit janë diktuar nga Manastirliu, e cila ka qenë kryetare e Këshillit Administrativ të Fodit, për periudhën 2017- 2023, në cilësinë e ministres së Shëndetësisë.

Albana Adhami është një nga xhepat më të thellë të korrupsionit të Ogerta Manastirliut dhe kartelit mafioz të ilaçeve, sektori më fitimprurës në Shqipëri.

Abuzimet janë penale, të shumta, të larmishme dhe të rënda, të cilat do t’i pasurojmë në vijim. Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Tiranës dhe SPAK do t’a administrojnë këtë raport.