osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Raporti i DASH për tenderat dhe abuzimi me uniformat: Kreu i SPAK tregon si do shkohet tek zyrtarët më të lartë! Gati mbështetja edhe nga BKH

Raporti i DASH për tenderat dhe abuzimi me uniformat: Kreu i SPAK tregon si do shkohet tek zyrtarët më të lartë! Gati mbështetja edhe nga BKH

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve duket se ka inspiruar SPAK për të shkuar më thellë në dosjet e aferave me tenderat. Amerikanët në raport shprehen hapur se korrupsioni me tenderat ndodh sheshit dhe bëjnë të qartë se ndryshimi mund të vijë vetëm nga Prokuroria e Posaçme.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Arben Kraja ku e bën të qartë se do të marrë fund koha e të pandëshkuarve. Në një intervistë për “ABC News”, Kraja deklaroi se ka ardhur koha që personat e pandëshkuar për shkak të mbështetjes politike, financiare apo nga strukturat kriminale, të ndëshkohen. I pyetur mbi raportin e DASH, kreu i SPAK tha se procese të tilla kanë nevojë për kohë dhe prova që të kthehen në normalitet.

“Është një kohë e gjatë që është kthyer në sistem mungesa e pandëshkueshmërisë për persona që kryejnë vepra penale apo që shkelin ligjin. Është një kohë e gjatë që kjo kategori njerëzish në vend që të dënohen apo ndëshkohen, kanë qenë si njerëz të preferuar. Pse? Sepse për një kohë të shkurtër arrinin suksesin dhe nuk kishin asnjë ndëshkim për shkeljet që bënin.

Në këtë sens kjo është totalisht e gabuar por do kohë të rikthehet në gjendjen e normalitetit. Nuk mund të kthehet brenda ditës nga pandëshkueshmëria në ndëshkueshmëri totale. Do kohën e vetë, edhe për arsye se për të ndërtuar një proces duhet kohë dhe prova, sepse nuk mund të bësh arbitrarin.

Mendoj që ka ardhur koha që personat e pandëshkuar për arsye të suportit politik, për arsye të suportit financiar që kanë patur apo për arsye të përfshirjes në strukturat e krimit të organizuar pra rrezikshmërisë së tyre, nuk janë ndëshkuar, tashmë ka ardhur koha që të ndëshkohen. Pa diskutim rast pas rasti”, tha ai.

Kraja flet për tenderin e uniformave të policisë

Nga ana tjetër kreu i SPAK ka komentuar edhe tenderin për blerjen e uniformave të policisë së shtetit, çështje ende në hetim ku akuzohen disa zyrtarë nga Ministria e Brendshme.

Kraja deklaroi se SPAK vepron në bazë provash dhe kush ka lënë gjurmë në këtë çështje nuk do t’i shpëtojë dot ndëshkimit. “Ajo dosje ka një vit që hetohet dhe e thash më para që hetimi do kohën e vet.

Për të mbledhur provat dhe për të arritur në konkluzion. Ka dallim mes pritshmërisë së publikut, dhe provave dhe realitetit. Në veprojmë në bazë të provave. Kush është përfshirë dhe ka lënë gjurmë do ndëshkohet. Pastaj a ka të përfshirë dhe nuk kanë lënë gjurmë zgjidhet nga hetimi”, tha ai.

Po ashtu Kraja foli edhe rreth konceptit të “peshqve të mëdhenj”, ku u shpreh se ky koncept përdoret për të luftuar pandëshkueshmërinë lidhur me zyrtarët. Sipas kreut të SPAK, çdo zyrtar që vepron kundër ligjit do të marrë ndëshkimin e merituar.“Nuk është se kemi një plan të flasim realisht dhe të marrim këtë e këtë për peshq të mëdhenj. Por do i shkohet deri në fund.

Koncepti peshk i madh është figurativ se ne punojmë me konceptin për të eliminuar pandëshkueshmërinë, është një koncept i drejtë. Kushdo që të jetë zyrtari që kryen veprim kundër ligjit dhe nuk merr ndëshkim, ndikon në të gjithë sistemin. Është e rëndësishme që të marrë ndëshkimin e merituar”, deklaroi Kraja.

BKH pritet të lirojë ngarkesën e SPAK

Ndërkohë kreu i SPAK u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe institucionet e reja. Ai tha se u krijuan strukturat e reja ashtu siç reforma në drejtësi synonte.

Po ashtu ai u ndal edhe tek Byroja Kombëtare e Hetimit për të cilin u shpreh se grupi i parë e hetuesve është në fazën e fundit të trajnimit e më pas pritet të jetë një krah për SPAK. Sipas Krajës, BKH do të bëjë të mundur më pak ngarkesë dhe do të sjellë më shumë rezultate.“5 vite janë që nga konceptimi i reformës. Kjo reformë kishte synim krijimin e strukturave të reja. Krijuam jo me kapacitete të plotë.

Ishin vetëm 8 nga 15 prokurorë. Pra ka vështirësitë e veta. Dhe për plotësimin e strukturave me njerëzit e nevojshëm ndikon në rezultate. Nuk është njëlloj sikur është në kapacitet të plotë struktura. Po rritet besimi i publikut dhe e rëndësishme është vullneti i strukturës. Pastaj rezultatet do vijnë vetvetiu përditë dhe gradualisht. Numri i prokurorëve u rrit.

Por janë 5 më pak se sa është miratuar. Ndërkohë BKH nuk ka filluar akoma punë. Grupi i parë e hetuesve është në fazën e fundit të trajnimit. Do jetë një grup i dytë që besojmë që do përfundojë në fund të vitit. Dhe besoj me kapacitet të plotë jemi në fund të këtij viti. Besoj do punojmë më lirë nga ngarkesa dhe presim rezultate më shumë”, tha Kraja.