osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i DASH: Krimin e organizuar nuk e favorizoi qeveria shqiptare, fenomeni lindi që nga 1990-a

Raporti i DASH: Krimin e organizuar nuk e favorizoi qeveria shqiptare, fenomeni lindi që nga 1990-a

Nuk është qeveria shqiptare ajo që inkurajon apo lehtëson prodhimin dhe shpërndarjen e drogave. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është një problem që lindi fill pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990.

Kështu vlerëson Departamenti Amerikan i Shtetit në “Raportin e Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve/ International Narcotics Control Strategy Report (INCSR) 2018”.

“Ndërsa qeveria e Shqipërisë, nuk e inkurajon apo lehtëson prodhimin apo shpërndarjen ilegale të drogës, korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar ka qënë një problem i konsiderueshëm në Shqipëri që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990”, shkruan DASH.

Raporti i përvitshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit përshkruan përpjekjet e vendeve kyçe në luftën kundër të gjithë aspekteve të trafikimit ndërkombëtar të drogës gjatë vitit kalendarik të mëparshëm, përcjell Lexo.al

Raporti vlerëson pozitivisht se “Shqipëria po ndërmerr reforma të mëdha kushtetuese dhe legjislative për të përmirësuar sistemin e drejtësisë veçanërisht nëpërmjet reduktimit të korrupsionit dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe zyrtarëve publikë.”

“Numri i sekuestrimeve të drogës dhe ai i arrestimeve është rritur dramatikisht brenda vendit në vitet e fundit, e nxitur kjo kryesisht nga rritja e përpjekjeve që i atribuohen presionit ndërkombëtar dhe përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”, shkruan DASH.

Një nga notat pozitive të këtij raporti është zhvillimi institucional dhe reformat, për të cilat shkruhet:

“Shqipëria po ndërmerr reforma të mëdha kushtetuese dhe legjislative për të përmirësuar sistemin e drejtësisë veçanërisht nëpërmjet reduktimit të korrupsionit dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe zyrtarëve publikë. Arrestimet dhe konfiskimet e drogës u rritën ndjeshëm. Autoritetet shqiptare vazhduan bashkëpunimin rajonal me njësitë vëzhguese të Policisë Italiane, dhe fluturimet e mbikëqyrjes së drogës u rritën nga viti i kaluar

Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet e saj kundër drogës. Qeveria shqiptare zbatoi 46 operacione përbashkëta me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit gjatë 10 muajve të parë të vitit 2017, kryesisht në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të japin ndihmë për të mbështetur menaxhimin e integruar të kufijve duke shfrytëzuar analizën e rrezikut për të identifikuar trafikantët e mundshëm, si dhe trajnimin për hetimet e trafikut të drogës dhe për të nxitur reformën në sektorin gjyqësor.