Nga viti 2012 deri në 2016-n Hollanda dhe Shqipëria ishin dy vendet më të përmendura si vende burimi për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit, por në vitin 2016 Shqipëria asgjesoi më shumë bimë kanabis se çdo vend i Europës.
Kështu vlerëson Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet në raportin vjetor të drogave 2018.
“Vendet e burimit më të përmendura për trafikun ndërkufitar të kanabisit ishin Hollanda dhe Shqiperia, të ndjekura nga Çekia. Shqipëria dhe Holanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Europë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016 dhe Holanda njoftoi asgjesimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit)”, vlerëson raporti.