Mbrëmjen e djeshme, mbërriti në Ganë trupi i pajetë i Raphael Dwamenës. Ish sulmuesi i Egnatias humbi jetën në fushë teksa rrogozhinasit përballeshin me Partizanin në kuadër të javës së 13-të të Superiores.
Arkivoli i mbështjellë me flamurin e Ganës mbërriti në aeroport, teksa ishin familjarët ata që e pritën duke i bërë nderimet e fundit.
I ndjeri është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa ka lënë pas shumë kujtime, duke shkruar edhe emrin në historinë e futbollit shqiptar. Këtë edicion, deri më tani Dwamena kishte arritur të realizonte plot 9 gola.