osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ramazani, Pashkët, Peshah, tri fetë monoteiste festojnë

Ramazani, Pashkët, Peshah, tri fetë monoteiste festojnë

Fetë monoteiste festojnë. Jo së bashku po në një kohë. Të Premten e Madhe katolikët kujtuan si ditë lutjeje e heshtjeje kryqëzimin e Krishtit.

Të dielën, Dita e Pashkëve festohet ringjallja e tij. Të Premten, mbrëmjen para festës Peshah hebrenjtë kujtojnë largimin e izraelitëve nga Egjipti dhe me këtë edhe fundin e skllavërisë.

Myslimanët ndodhen në muajin e shenjtë të Ramazanit, që filloi më 2 prill dhe merr fund më 2 maj dhe bëhet më intensiv përgjatë muajit. Kjo pikëpjekje e festave është e pazakontë, sidomos afërsia e muajit të Ramazanit me periudhën e agjërimit të të krishterëve me festën Peshah dhe pashkët.

Ndryshe nga lëvizja e diellit që përcakton kalendarin e krishterë e botën perëndimore, kalendari islam orientohet tërësisht nga hëna dhe viti hënor. 12 muaj zgjasin në vitin sipas lëvizjes së diellit 365 ditë, në vitin hënor 354 ditë. Kështu “shtegton” viti dhe koha e festës në islam përgjatë 3 dekadave në vitin perëndimor kalendarik.

“Vëllezër e motra në humanitet”

Koha më e shkurtër u ofron myslimanëve “mundësinë që të përjetojnë Ramazanin e festa të tjera në stinë të ndryshme dhe kushte të ndryshme klimatike”, thotë zëdhënësi i Këshillit Koordinues të Myslimanëve, Abdassamad El Yazidi për DW. E me këtë ndodh që festat e myslimanëve gjatë kohës të piqen me festat e të krishterëve dhe hebrenjve. “Kjo do duhet të na kujtojë që ne të gjithë jemi motra e vëllezër në humanitet dhe si komunitet duhet të kërkojmë të mirën.”

Festa hebreje Peshah dhe Dita e Pashkëve e kishave perëndimore zakonisht janë shumë pranë njëra-tjetrës në pranverë. Por rrallë qëllojnë të jenë në një kohë. Në vitin 2022 Peshah fillon më 16 Prilli, kurse “ditët e shenjta” të të krishterëve zgjasin nga e Enjtja e Shenjtë që përkujton Darkën e Fundit të Jezu Krishtit deri të Dielën e Pashkëve, Ringjalljen e Jezusit.

Dallimi bazohet në atë që kalendari i kishterë që nga viti 325 e përcakton Festën e Pashkëve të dielën pasuese pas hënës së plotë të ekuinoksit. Në kalendarin hebraik Peshah mund të fillojë në secilën ditë të javës.

Jeruzalemi feston

Në asnjë vend tjetër të botës nuk janë kaq pranë tre festë monoteiste sa në Jeruzalem. Aty ndjen një periudhë “kaq intensive”, se si të tre fetë “presin në ethe” këto ditë, thotë për DW prifti benediktian gjerman, Nikodemus Schnabel që prej vitesh jeton në pjesën e vjetër të qytetit të Jeruzalemit. “Qyteti vibron nga nga pelegrinet e pelegrinët, sikur të ketë një nevojë të jastëzakonshme pas Coronës të festosh sërish jashtë e të bashkohesh me të tjerët.”

Në fund të fundit është përvoja e përbashkët e një feste pelegrinazhi që i bashkon të tre fetë. Për disa ditë të krishterët kalojnë nëpër lagjen e vjetër të Jeruzalemit. Të premten herët janë myslimanët që shkojnë në xhami në Malin e Tempullit. Kurse shumë hebrenj këto ditë kalojnë nga muri perëndimor i tempullit, muri i vajtimit për t’u lutur. Për shkak të tensioneve politike në vend këto ditë janë edhe një sfidë e madhe për forcat e sigurisë në vend.

Pashkët në ortodoksi

Pas kësaj fundjavë pashkët nuk marrin fund, as në Jeruzalem. Sepse për ortodoksinë dhe ata që janë të lidhur me kishën e lindjes përkujtimi i vdekjes e ringjalljes së Krishtit fillon fundjavën tjetër. Arsyeja për këtë lidhet me atë, që të krishterët lindorë nuk e ndoqën saktësimin përmes një reformë kalendarike të kryer në vitin 1582 nga Papa Gregori XIII, pra orientimin nga kalendari gregorian dhe kështu e përcaktuan ndryshe fillimin e pranverës.

Kështu grekët, rusët dhe të krishterë të tjerë ortodoksë i festojnë pashkët këtë vit një javë pas të krishterëve perëndimorë. Në Gjermani komunitetet ukrainase presin një fluks të madh besimtarësh, që për shkak të agresionit rus janë larguar nga vendlindja e tyre. /DW/