Kryeministri Edi Rama do zhvillojë sot një takim me strukturat e PS-së në Shkodër dhe Koplik. Gjithashtu pritet që Rama të prezantojë edhe kandidatët për këto Bashki, ku më favorit për Bashkinë e Shkodrës është Valdrin Pjetri, i cili aktualisht mban postin e Prefektit të Shkodrës.
Për Bashkinë e Koplikut deri më tani ende nuk dihet nëse Rama do të rikandidojë kryebashkiakun aktual Tonin Marinaj.
Nga ana tjetër është njoftuar një protestë nga demokratët e Shkodrës pasi kanë paralajmëruar që në orën 10.00 do të bllokojnë urën e Bahçallëkut, në segmentin hyrës të këtij qyteti. Po ashtu do bllokohet në Mjedë Ura e Spatharit.
Janë këto dy pikat hyrëse nga kryeqyteti për në Shkodër, ndaj janë menduar si strategji bllokuese nga strukturat e PD-së.