osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama zbarkon në kryeqendrën e Veriut: Voltana antimiting me punonjësit e Bashkisë që i kanë ditët e numëruara

Rama zbarkon në kryeqendrën e Veriut: Voltana antimiting me punonjësit e Bashkisë që i kanë ditët e numëruara

Një miting i pazakontë, me përplasje, tensione dhe gaz lotsjellës. Kryeministri Edi Rama mbërriti në kryeqendrën e Veriut, mes protestave të organizuara nga kryebashkiakja Voltana Ademi, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, kryedemokrati i Shkodrës, ish-deputetë dhe zyrtarë të tjerë të djathtë.

Militantët e PD-së i nisën incidentet me policinë duke e sulmuar me gurë dhe shishe ndërsa kryeministri Edi Rama ishte ende në takim elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës ku prezantoi kandidatin Mark Babani.

Përplasjet u shtuan kur turma tentoi të çante kordonin e sigurisë, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën disa herë me gaz lotsjellës.

Përballë gjithë kësaj situate, ndërsa kryeministri kthehej nga Vau i Dejës, takimi në Shkodër u shty me 45 minuta. Kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër mes tymit e gazit lotjsllës, ku nuk la pa përmendur atë se cfarë po ndodhte në antimitingun në krahun tjetër të pedonales “Kolë Idromeno”.

E quajti Voltana Ademin kryebashkiaken më të paaftë të ulur ndonjëherë në karrigen e një drejtuesi vendor në të gjithë Shqipërinë. Tha se me kandidatin socialist Valdrin Pjetrin Shkodra do të transformohet e për këtë dha shembullin e ndryshimit thuajse rrënjësor që ka pësuar qyteti bregdetar i Vlorës. Shkodra do të jetë sfida e tij personale për 4 vitet e ardhshme siç kryeministri u shpreh.

Më herët disa militantë tentuan t’i bllokojnë rrugën duke dalë në kryqëzimin e Dajçit. Por kreu i qeverisë zgjodhi një tjetër rrugë duke nisur pa incidente takimin e parë elektoral në Vaun e Dejës.

Shkodra ishte thuajse e blinduar nga prezanca e forcave të policisë, kjo pasi kryebashkiakja Ademi refuzoi të jepte leje për takimin elektoral të Ramës me argument dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Shkodra ju rikthye normalitetit në pak minuta, ndërsa simpatizantët e të dyja forcave politike u takuan mes tyre, sapo e gjithë situata e krijuar politike përfundoi.