osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama vesh me gradën “Kolonel” 7 sportistë elitarë shqiptarë

Rama vesh me gradën “Kolonel” 7 sportistë elitarë shqiptarë

Thirrjet e vazhdueshme të njerëzve të sportit, trajnerëve e sportistëve, por edhe zyrtarëve të ndryshëm, medias etj, që të vlerësohen sportistët elitarë, u është përgjigjur qeveria e Shqipërisë, e cila, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të mekanizmit të shpërblimit të sportistëve me rezultate të larta, dje më në fund u ka dhënë një dimension të ri atyre që kanë rezultate të larta ndërkombëtare, duke i bërë pjesë të Forcave të Armatosura e madje duke u dhënë gradën e lartë ushtarake “Kolonel”, një vlerësim që u jep mundësinë sportistëve të punojnë në FA të Shqipërisë e të paguhen sipas gradës deri sa të dalin në pension.

Janë 7 sportistë që kanë përfituar nga ky rregull, të cilët do të kenë një mundësi jo vetëm të përmirësojnë rezultatet e tyre, ata që janë ende aktivë në sport, por edhe të marrin frutet e punës që kanë bërë deri më tani. Në një farë mase është një premtim i mbajtur që me sa duket u ka kthyer buzëqeshjen sportistëve elitarë. Pavarësisht të mirave, ka dhe pakënaqësi, pasi shumë të tjerë pretendojnë të ishin në atë listë me shtatë emrat e përfituesve.

Sportistët e vlerësuar

Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, boksieri Alban Beqiri dhe xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi përmes një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, pra plot 7 sportistë, kanë marrë gradën honorifike të kolonelit. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, deputetë dhe anëtarë të komisionit të sigurisë, ambasadorë dhe anëtar të forcave të armatosura.

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se forcave të armatosura tashmë i janë bashkuar dhe elita e sportistëve shqiptar. Shtatë sportistët shqiptarë u paraqitën të veshur me uniformat ushtarake të forcave të armatosura, ku vendosën gradat e kolonelit. Tashmë këta sportistë jo vetëm janë zyrtarisht pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë por edhe paguhen si të tillë, me gradën e kolonelit.

Arritjet

Nga 7 sportistët që morën gradën e lartë ushtarake dje në ceremoninë përkatëse, me arritjet më të mëdha ndërkombëtare janë tre xhudistet e Kosovës, Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen olimpike në Brazil-2016, më pas Nora Gjakova e Distria Krasniqi që morën medalje të artë olimpike në Olimpiadën e Tokios.

Fill pas tyre, për nga suksesi, radhitet Luiza Gega, kampione e Europës, një nga 3-4 atletet më të mira të botës në 3 mijë metra me pengesa, kampione e Ballkanit dhe Mesdheut, sportistja që ka thyer mbi 100 rekorde kombëtare në shumë disiplina vrapimi dhe një shembull i mirë për sportistët në Shqipëri.

Erkand Qerimaj e Briken Calja janë shtangistët më të spikatur, për rezultatet e larta dhe të qëndrueshme në nivel ndërkombëtar. Kurse Alban Beqiri, nderoi boksin amator shqiptar pasi për herë të parë e çoi në podiumin e një Botërori, dy vite më parë në Beograd.