Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim tre projektligjet e propozuara nga qeveria e Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë.
Shumica e deputetëve po e trajtojnë këtë transformim si hap përpara drejtë formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ky vendim është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama.
“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës ”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.