Nga Anri Bala
Disa ditë më parë, “Shoqata e gazetarëve Europian” seksioni shqiptar, doli me një deklaratë ku shprehu shqetësimin e saj për ngjarjen e rëndë të sulmit me molotov nga persona të panjohur në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës para bashkisë Tiranë, organizuar nga opozita dhe “Aleanca për Teatrin”.
“AEJ” Shqipëri, i bëri thirrje aktorëve politikë të kenë kujdes dhe të respektojnë gazetarët dhe kameramanët që ndjekin protesta dhe aktivitete të tilla, duke i drejtuar dhe një apel organeve të rendit, që t’i vendos para drejtësisë autorët e sulmit me molotov që për pak sa nuk shkaktuan një tragjedi.
Pas këtij reagimi, u organizua një sulm i ulët përmes sejmenëve të Gazment Bardhit, ndaj kryetarit të AEJ Shqipëri, gazetarit Arbër Hitaj. Ishte Silvi Bardhi, e cila gënjeu publikisht kur sulmoi gazetarin dhe kryetarin e shoqatës, se paguhet me paratë e inceneratorëve, pasi babai i gazetarit sipas saj ishte punësuar roje me një pagë 80 mijë lekë në muaj. Për ta bërë edhe më të besueshëm gënjeshtrën, Silvi i Bardhit, gënjeu publikisht kur tha se paga e babait të z. Hitaj ishte 1600 euro në muaj. Pra sipas zonjës Bardhi, që s’ka asgjë të bardhë në atë që thotë, gazetari po përdoret në këmbim të një page roje 80 mijë lekë, edhe pse babai i tij ka vite që ka dal në pension dhe nuk punon akund.
Këta që vranë e vodhën, plaçkitën e shitën, jo vetëm që kërcënojnë jetën e gazetarëve me zjarr dhe molotov, por nuk të lejojnë as të mbrosh kolegët nga tragjedia e sigurtë. Njësoj si plumbat e 21 Janarit kundër medias, ku mbeti i plagosur gazetari Fatos Mahmutaj, me të njëjtën dhunë kriminelët e bandave të Rithemelimit, nuk e mbajtën dorën as tek media që po raportonte protestën para bashkisë.
Deklarata e Berishës, se avokati i tij u dhunua nga Edi Rama, urdhri për të hedhur molotov tek këmbët e gazetarëve dhe operatorëve të medias, sulmi i urdhëruar ndaj organizatave mediatike dhe gazetarëve për t’i mbyllur gojën, tregon padyshim një opozitë fillikat e të dëshpëruar, e cila në vend që të përdor trurin po përdor muskujt, teksa fërkon duart për një të vdekur, për një viktimë, që nesër në kutitë e votimit të jetë i barabartë përballë rivalit të tij… edhe pse për të qenë i barabartë i duhen 30 të tillë.